Policia e Gjirokastrës ka kallëzuar penalisht një 61-vjeçar nga Dropulli për ndërtim të paligjshëm.
“Më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin S.D, vjeç 61, banues në fshatin Vanistër, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.