• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ndeshjen e fituam në 10 minuta”, Maresca në “qiellin e shtatë”. Enrique reagon pas shuplakës ndaj Pedro-s

14/07/2025
“Ndeshjen e fituam në 10 minuta”, Maresca në “qiellin e shtatë”. Enrique reagon pas shuplakës ndaj Pedro-s

Triumfi në finalen e Botërorit për Klube, ndaj një rivali si PSG, me loje dhe rezultat bindës, e kthen në një kryevepër të vërtetë këtë rrugëtim të bluve në tokën e premtuar. Chelsea kthehet nga SHBA me një “mal” me para, arkëtuan mbi 100 milionë euro, fituan një trofe historik, detaje këto që kënaqin pafund Enzo Maresca-n, tani tekniku italian dhe lojtarët e tij mund të shkojnë të qetë me pushime:

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Lojtarët e mi e meritojnë këtë sukses, këtë moment të bukur. Për mua këtë ndeshje e fituan që në 10 minutat e para. Imponuam ritmin e lojës dhe lojtarët u treguan të zotë në presing. Cole Palmer? Në këtë ndeshje i gjetëm një pozicion që kishte më shumë hapësira për të sulmuar. Sigurisht që Cole luajti shumë mirë, por të gjithë lojtarët ishin fantastik”, u shpreh Enzo Maresca pas ndeshjes.

Cole Palmer u shpall lojtari më i mirë turneu, me trofeun që iu akordua nga presidenti Trump: “Po përjetojmë emocione të mëdha. E dinim që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë, luanim kundër një skuadre të mëdha. Më pëlqejnë shumë finale, arrita edhe të shënoja. U përpoqa të shfrytëzoja hapësirat që mu krijuan, në fund realizova dy gola”, theksoi Cole Palmer pas ndeshjes.

Për fat të keq, në fundin e finales, protagonist u kthye trajneri Luis Enrique, me këtë të fundit që shtyu dhe goditi Joao Pedron, një detaj për të cilin trajneri u ngacmua jo pak në konferencë për shtyp: “Mendoj se ishte një situatë e evitueshme. U futa për të ndarë lojtarët, duke u përpjekur të evitoja tensionin, por kur humbet një finale janë gjëra që mund të ndodhin, e humbet kontrollin. E kuptoj që ato imazhe janë të forta, marr përsipër përgjegjësitë. Në lidhje me lojën, më duhet të shtoj se ndeshjen e nisëm mirë, por presioni i Chelsea-t na vendosi në vështirësi”, u shpreh Luis Enrique.

()

Related Posts

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
“Objektivi është kalimi në raundin tjetër”, Tetova optimist: Besoj te forca e grupit, ja situata në skuadër
Sport

“Jemi përgatitur maksimalisht”, Edlir Tetova: Dinamo rival i fortë, do jetë finale e luftuar

27/12/2025
Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës
Sport

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

27/12/2025
KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar
Sport

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

27/12/2025
Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë
Sport

Te Partizani nuk ka pushime, “demat” zyrtarizojnë miqësoren me skuadrën bardhezi

27/12/2025
Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë
Sport

Te Partizani nuk ka pushime, “demat” zyrtarizojnë miqësoren me skuadrën bardhezi

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
“Objektivi është kalimi në raundin tjetër”, Tetova optimist: Besoj te forca e grupit, ja situata në skuadër

“Jemi përgatitur maksimalisht”, Edlir Tetova: Dinamo rival i fortë, do jetë finale e luftuar

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al