Bylisi do të luajë një duel mjaft të fortë këtë fundjavë, teksa do të jetë mysafir në Elbasan, ku do të përballet me një nga ekipet më në formë të Superiores. Ballshiotët, me verdheblutë, këtë sezon numërojnë në dy sfidat e zhvilluara, disfatë në “Elbasan Arena” dhe fitore në Ballsh.
Në këtë ndeshje, që pritet me mjaft interes nga skuadra e Mirel Josës, Bylisi do të synojë që të vijojë performancën që bëri ndaj kuqbeluve, teksa synimi edhe në këtë ndeshje do të ketë marrja e një rezultati pozitiv. Por, duket se ashtu si në sfidën me Vllazninë, ballshiotët kanë lojtarë të cilët nuk anë në formën e tyre më të mirë edhe për shkak të tërheqjeve dhe problemeve shëndetësore në javët e fundit. Përndreca, por edhe Koxhi, mbeten në dyshim edhe për duelin e radhës, ndërsa ballshiotët janë duke përgatitur pjesën tjetër të skuadër.
Duke shpresuar shumë në rikthimin e dy lojtarëve që kanë qenë ndër më të spikatur në këtë sezon, trajneri Mirel Josa dhe stafi pritet që në ndeshjen e kontrollit të mesjavës, të bëjë lëvizje taktike, duke ju përshtatur edhe skemës së lojës së kundërshtarit të radhës, duke qenë se Elbasani ka një filozofi loje ndryshe nga Vllaznia. Skuadra ka mbështetjen e drejtuesve më të lartë ë këtë fazë të nxehtë të garës, ashtu sikurse nuk mungojnë edhe tifozët në seancat stërvitore. Kjo tregon se është rikthyer entuziazmi në ekip dhe afrimet e fundit duket se kanë lënë shije të mirë edhe tek fansat që kanë duartrokitur lojën e tyre në duelin e fundit me Vllazninë në Ballsh.
Skuadra u shfaq në lartësinë e duhur, në portë mbrojtje, mesfushë, por edhe në sulm, ndërsa pritshmëritë janë edhe më të mëdha në vijim, duke qenë se afrimet e merkatos janë përshtatur, por edhe janë lojtarë me cilësi të mira teknike dhe eksperiencë. Stafi kërkon maksimumin edhe në këto dy ndeshjet e fundit të kësaj faze, për të ecuri me llogari më pas në fazën e fundit që është edhe finale më vete për ballshiotët.
Mallakastriotët janë pjesëmarrës dhe në Kupën e Shqipërisë, ku në ndeshjen e kthimit në Shkodër, do të shkojnë që të respektojnë turneun, pasi nuk kanë si qëllim kompeticionin e dytë, pasi më shumë do të jenë të përqendruar te kampionati. Ajo që duket deri më tani është se ballshiotët kanë një marsh më shumë se rivalët. Ndonëse ndeshjet direkte me të do të jenë përcaktuese për mbijetesën…
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







