• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndeshjet kundër Turqisë/ Trajneri Grima: Po bëjmë maksimumin për të forcuar grupin, këto miqësore janë një test i rëndësishëm

24/11/2025
Ndeshjet kundër Turqisë/ Trajneri Grima: Po bëjmë maksimumin për të forcuar grupin, këto miqësore janë një test i rëndësishëm

Kombëtarja e vajzave ka nisur grumbullimin për dy miqësoret ndaj Turqisë, që do të luhen më 28 nëntor dhe 1 dhjetor.

Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, vajzat do të zbresin në fushë pasditen e sotme për të zhvilluar stërvitjen e parë, ndërsa tekniku kuqezi ka dhënë një prononcim për fshf.org.

Trajneri Grima komentoi prurjet e reja në këtë grumbullim, foli për kundërshtarin në dy miqësoret dhe theksoi rëndësinë e këtyre ndeshjeve si pjesë e përgatitjeve për kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”.

Risitë në listë? – Po bëjmë maksimumin për të forcuar grupin. E dimë që në mars na presin ndeshje shumë të vështira, pasi kemi edhe një grup shumë të fortë. Për të bërë më të mirën tonë dhe për të pretenduar diçka më shumë, normalisht duhet që grupi të forcohet. Kemi gjashtë vajza të reja që vijnë në këtë grumbullim. Dua të falënderoj Federatën që na ka krijuar mundësinë t’i shohim nga afër dhe të vlerësojmë sa të përshtatshme janë për t’iu bashkuar grupit që kemi.

Turqia? – Futbolli i vajzave në Turqi ka pasur një zhvillim shumë të mirë në periudhën e fundit. E dimë që është një Kombëtare e fortë, e cila është ngjitur në Ligën B. Është një ekip pothuajse i barabartë me ne dhe është një test i mirë për të parë se ku jemi realisht me gjendjen tonë.

Kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”? – E dimë se çfarë kundërshtarësh kemi në grup dhe çfarë mund të bëjmë. Normalisht duhet shumë punë, duhet t’i bëjmë yzmetin punës në maksimum për të marrë maksimumin tonë në këtë grup. Unë kam shumë besim te vajzat, duke ditur kualitetin dhe cilësitë që kanë. Shpresojmë që edhe vajzat që kemi afruar të bëhen pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë. Sa më shumë zgjidhje të kemi, aq më mirë do të jetë për futbollin dhe për Kombëtaren.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale
Sport

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

22/12/2025
Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës
Sport

Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës

22/12/2025
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi
Sport

Daja rikthen mesfushorin, debuton pas 17 javësh në këtë sezon

22/12/2025
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi
Sport

Daja rikthen mesfushorin, debuton pas 17 javësh në këtë sezon

22/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi
Sport

VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor

22/12/2025
Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como
Sport

Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al