POLICIA E SHTETIT
Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. Sh., 45 vjeç, banues në njësinë administrative Lunxhëri, pasi ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.