• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ndikoni te prindërit të zgjedhin PS-në”, Çuçi me të rinjtë në Vlorë: Pasaporta europiane, mundësi për të studiuar falas në vendet e BE-së

18/04/2025
“Ndikoni te prindërit të zgjedhin PS-në”, Çuçi me të rinjtë në Vlorë: Pasaporta europiane, mundësi për të studiuar falas në vendet e BE-së

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me gjimnazistë dhe votues për herë të parë në qytetin e Vlorës. Bashkë me kandidatët për deputetë, Pirro Vengu, Zamira Sinaj e Erjona Ismaili, Çuçi ndau me të rinjtë rëndësinë e votës së parë dhe pse duhet zgjedhur Partia Socialiste. Ai kërkoi që ata të ndikojnë edhe te prindërit për të zgjedhur ofertën më të mirë politike.

“Ju që votoni për herë të parë nuk do duhet të humbisni këtë shans. Unë mendoj që ka ardhur koha që rinia të votojë sipas bindjes që ajo krijon dhe sipas realitetit që ajo sheh dhe duhet të shkëputet nga detyrimi familjar që herë pas here ndodh dhe shkon me preferencën politike të prindërve. Madje duhet të ndikojë te prindërit që të bëjnë zgjedhjen e ofertës më të mirë politike që ka në një moment të caktuar një vend”, deklaroi Çuçi.

Sa i përket transformimit kolosal që ka pësuar Vlora në këto 12 vite, Çuçi theksoi se kjo duhet kujtuar vazhdimisht dhe nuk ka ardhur rastësisht e as ka rënë nga qielli. Ky transformim është bërë falë punës dhe vizionit të qeverisjes së PS-së në tre mandate me në krye Edi Ramën, tha Çuçi.

Vota e 11 majit theksoi ai ka rëndësi historike sepse lidhet direkt me fatin europian të Shqipërisë dhe se anëtarësimi i vendit në BE në vitin 2030 sjell përfitime të drejtpërdrejta për të rinjtë tanë, të cilët me pasaportë europiane mund të studiojnë falas kudo nëpër universitetet e BE-së.

“E kuptoni se sa rëndësi ka qoftë edhe një votë e juaja dhe nuk duhet të shkojë dëm, aq më tepër në 11 maj kur ne nuk votojmë thjesht për vazhdimin e transformimit të ndryshimit të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare që kemi nisur ta bëjmë prej vitit 2013, por do të votojmë për një gjë shumë më të rëndësishme. Do të votojmë për të ardhmen tuaj. Në mandatin e ardhshëm, brenda vitit 2030, Shqipëria më në fund do të jetë anëtare me të drejta në Bashkimin Europian. Ju, ne që jemi këtu sot do të kemi një pasaportë europiane. Sidomos për ju që jeni këtu sot do të ketë një përfitim direkt nga kjo pasaportë. Ju do të zgjidhni të bëni studimet e larta apo master në cilin universitet që dëshironi në Europë, pa pagesë. Sepse do të konsideroheni si shtetas europian Çuçi. Ju do të studioni në universitetet më të mira që janë brenda hapësirës së Bashkimit Europian”, deklaroi Çuçi.

Related Posts

I riu u godit më thikë në një gjimnaz në Delvinë, deputeti i PS: Fëmijët e Delvinës nuk janë material për politikën e ditës
Kryesore

I riu u godit më thikë në një gjimnaz në Delvinë, deputeti i PS: Fëmijët e Delvinës nuk janë material për politikën e ditës

08/03/2026
Tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit, ndërron jetë në spital edhe shoferi shqiptar
Kryesore

Tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit, ndërron jetë në spital edhe shoferi shqiptar

08/03/2026
Kreu i SPAK: Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin
Kryesore

Kreu i SPAK: Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin

08/03/2026
E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve
Kryesore

E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve

06/03/2026
Erdhi pranvera, temperaturat nga sot pësojnë rritje të madhe
Kryesore

Bëhuni gati për plazh, kërcejnë temperaturat në fundjavë

06/03/2026
Delvinë/ Gjimnazistët protestojnë para komisariatit: Shoku u plagos pranë shkollës, ndihemi të pasigurt
Kryesore

Delvinë/ Gjimnazistët protestojnë para komisariatit: Shoku u plagos pranë shkollës, ndihemi të pasigurt

06/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I riu u godit më thikë në një gjimnaz në Delvinë, deputeti i PS: Fëmijët e Delvinës nuk janë material për politikën e ditës

I riu u godit më thikë në një gjimnaz në Delvinë, deputeti i PS: Fëmijët e Delvinës nuk janë material për politikën e ditës

08/03/2026
Tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit, ndërron jetë në spital edhe shoferi shqiptar

Tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit, ndërron jetë në spital edhe shoferi shqiptar

08/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al