Në Kuvendin Kombëtar të PD-së, Tritan Shehu mbajti një fjalë ku përsëriti avazet e vjetër të humbjes katastrofale në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun Gjirokastër. Shehu foli për kanabis, për përdorim të administratës dhe pandemisë së Covid. Pra, gjithë faji i projektuar tek të tjerët, vetë Tritani dhe të tjerët që kanë zaptuar PD-në s’kanë asnjë faj. “S’kemi bërë turp, kokën duhet ta mbajmë lart”, tha Tritan Shehu. Në fakt s’i akuzon njeri për turp, thjesht se po i japin PD-së humbje njëra pas tjetrës. Kaq! Ndiqeni për zbavitje fjalën e plotë të deputetit të zgjedhur të Gjirokastrës.