Vlora ka qënë stacioni i rradhës i turit të takimeve “Bashkia që duam”, ku kryeministri Rama është pritur në një takim masiv nga qytetarët e Vlorës.
Në hapje të takimit fjalën e ka marë një studente e ekslenecës që deri dje kishte kërkuar më shumë vëmendje ndaj arsimit të lartë, e që sot kishte një falenderim për Kryeministrin Rama.
Studentja deklaroi se pakti për universitetin, i propozuar nga qeveria shqiptare është dëshmia e qartë se zëri i të rinjve dhe shqetësimet e tyre dëgjohen realisht.









