Dy shqiptarë, të dyshuar si trafikantë të drogës, janë kapur në afërsi të Janinës.
Të rinjtë nga Shqipëria, përkatësisht 30 dhe 28 vjeç janë konstatuar se në kryqëzimin e Kallpaqit po udhëtonin me një motor pa targa që e kishin marrë në kufirin Greqi-Shqipëri, shkruajnë mediat greke.
Shqiptarët nuk i janë bindur urdhërit të efektivëve për të ndaluar. Policia helene është vënë në ndjekje të dy të dyshuarve.
U desh që shqiptarët të aksidentohen gjatë ndjekjes dhe më pas të arrestohen. Sasia e lëndës narkotike po pritej nga një makinë, e cila sapo ka parë makinat e policisë, është larguar menjëherë.
Policia greke ka arritur të sekuestrojë 6 kg lëndë narkotike, 1 pistoletë dhe 2 mijë euro. Edhe një bashkëpunëtor i dy shqiptarëve u ndalua në Janinë.