• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndryshon ligji për turizmin, Kumbaro: Fokus formalizimi dhe lehtësimi i procedurave për bizneset

11/01/2024
Ndryshon ligji për turizmin, Kumbaro: Fokus formalizimi dhe lehtësimi i procedurave për bizneset

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në daljen e saj për mediat pas mbledhjes së sotme të qeverisë prezantoi disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.93/2015 “Për turizmin”, me qëllim që t’u përgjigjen dinamikave të reja të zhvillimit të këtij sektori si dhe sektorit privat, një rregullim i përbashkët me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

“Vizioni i këtij mandati të qeverisë është shumë më i avancuar se sa ligji i vitit 2015 ku realiteti në sektorin e turizmit nuk ishte aspak ky që kemi sot. Ishte e nevojshme edhe në konsultim me shumë përfaqësues të sektorit privat, qoftë për realitetet e reja, kërkesat e reja që vijnë nga konsumatorët për të dhënë garanci më shumë për shërbime cilësore, gjë që gjen garanci më shumë në amendimet që i kemi dhënë ligjit, mbi kërkesat për të pasqyruar disa realitete të strukturave akomoduese të cilat nuk ishin në ligjin ekzistues. Kjo nga njëra anë pasqyron më mirë rregullat e lojës, por nga ana tjetër është një mekanizëm i nevojshëm për formalizimin e tregut të turizmit”.

Nga ana tjetër, minsitrja Kumbaro përmendi edhe ndryshimet e reja që përkrahin sektorin privat siç është lehtësimi i procedurave burokratike në raport me MTM ose institucionet e varësisë që shkon paralelisht me një kontroll të shtuar për konkurencë të ndershme dhe transparencë në lidhje me organet tatimore.

Kumbaro përmendi gjithashtu disa nisma që i japin rëndësi statistikave të dedikuara si një organizëm i rëndësishëm për të pasur të dhëna të sakta. “Është diskutuar në tryeza konsultimi dhe po ecet paralelisht me dy nisma ligjore dhe administrative si Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit 2024-2030, e cila nisur në vitin e kaluar dhe do të mbyllet brenda këtij viti, ashtu edhe projekti i përbashkët me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e instrumentit të Statistikave SAT për parashikimin dhe organizmin e politikëbërjes në Turizëm.”

Në kontekstin e masave për formalizimin e sektorit privat, ministri i Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete u shpreh se zhvillimi i turuzmit kërkon një vëmendje nga ana e qasjes fiskale që ky sektor të japë kontriubtin e vet për të pasur një taksim të drejtpërdrejtë.

“Në ligjin që propozohet sot, parashikohet dispozitë, ku Këshilli i Ministrave do të ketë një qasje ndërveprurse me sektorin për hartimin e një metodologjie referuese për shfrytëzimin e hapësirave akomoduese. Ministria do të publikojë një raport në lidhje me individët që japin platforma me qira, në mënyrë që t’i përgjigjen detyrimeve fiskale, por të kenë edhe një qasje sa më bashkëpunuese”, u shpreh ministri Mete.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al