I njohur si “Zogu i Tiranës” në showbizz, Hermes Nikaj rrëfen ekskluzivisht për “Panorama plus”, 5 javët në “kafaz” mes të fortëve problematikë.
Në një intervistë telefonike me gazetaren e “Panorama Plus”, tregon për herë të parë se ç’po ndodh me të në burg, 5 javë pas arrestimit në flagrancë me akuzën për shfrytëzim prostitucioni.
Ndërkohë që mediat kanë zbardhur të plotë dosjen për hetimin ndaj Hermes Nikajt, nga ku janë publikuar përgjimet e shumë bisedave me mikeshat e tij, Hermes rrëfen si iu shkatërrua jeta brenda një nate, duke pretenduar se është i pafajshëm.
26-vjeçari flet për ditët në qeli mes të burgosurve problematikë dhe shpresën se një ditë mund të shpallet i pafajshëm.
Je ambientuar me burgun Hermes? Si janë zgjimet e tua në izolim, duke qenë se prej vitesh shijoje famën si reporter i emisioneve të ndjekura të mëngjesit?
Në momentin që po flasim, u shkëputa nga shokët që kam njohur këtu në Burgun 313, ku çunat janë duke u qethur dhe duke u larë. Ata janë të mirë dhe përkujdesen për mua, me pyesin shpesh me humor e shaka: “Si je rrushi?”
Marrë nga Panorama