Erolld Belegu ka zgjedhur që ditëlindjen e tij të 60-të ta kthejë në një moment të paharrueshëm për partneren e tij, Diola Dosti. Festa nuk ishte vetëm një ditëlindje e zakonshme, por një surprizë romantike që përfundoi me një propozim martese.
Gjatë një atmosfere të ngrohtë dhe plot emocione, Belegu vendosi ta bëjë këtë moment edhe më të veçantë. Para të pranishmëve, ai u ul në gjunjë dhe i kërkoi Diolës të bëhej bashkëshortja e tij, duke e kthyer festën në një skenë romantike që emocionoi të gjithë.
Përgjigjja e nutricionistes erdhi menjëherë dhe ishte pozitive. Ajo pranoi propozimin, duke e shoqëruar momentin edhe me një dedikim në rrjetet sociale.
“Thashë PO se i dhe dritë shpirtit tim”, shkroi ajo krahas postimit ku ndau momentin e veçantë.
Historia e tyre e dashurisë ka nisur prej disa kohësh dhe çifti ka ndarë shpesh momente nga jeta e përbashkët me ndjekësit. Ata e bënë publike lidhjen në mars të vitit 2024, ndërsa tani kanë vendosur të hedhin një hap tjetër të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.
Marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes edhe për diferencën në moshë mes tyre, pasi Belegu është rreth 21 vite më i madh se partnerja e tij.









