• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë

17/12/2025
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë

Dinamo do të zbresë të premten në fushë ku do të synojë rikthimin te fitorja. Humbja e fundit në shtëpi ndaj Egnatias, e ka lënë pas Dinamon në klasifikim ndërkohë që ndaj Vorës nuk mund të lejohen hapa fals, pasi do të ishte një tjetër goditje e madhe për skuadrën e Dajës.

Dinamos i shtohet edhe një mungesë e rëndësishme si Qefalija, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Vorës. Ndërkohë, pjesa tjetër është e plotë madje edhe Bernard Berisha pritet që të ketë më shumë minuta pasi ndaj Egnatias u aktivizua vetëm në fund, e në fakt pati impakt në lojën e Dinamos. Skuadra ka nisur menjëherë përgatitjet për sfidën e së premtes, duke mos humbur kohë ku fillimisht është analizuar humbja ndaj Egnatias, e më pas kanë nisur përgatitjet për sfidën e radhës në Superiore.

STADIUMI- Dinamo do të jetë sërish pritëse në stadiumin “Air Albania”, aty ku këtë sezon ka qenë disa herë “shtëpia” e Dinamos. Në fakt, blutë e nisën kampionatin në Elbasan e më pas u vendos që do të luante në “Selman Stërmasi”, por mesa duket situata ka ndryshuar sërish dhe blutë tashmë kanë një shtëpi ku do të presë ndeshjet e Superiores. Në fazën e parë, kur Vora ishte pritëse, i propozonte Dinamos që ndeshja të luhej në fushën e Dinamos dhe të bëhej ndërrimi kur fusha e Vorës të jetë gati, por Dinamo e refuzoi një kërkesë të tillë. Kështu, ndeshja u zhvillua në stadiumin “Arena e Demave”, aty ku Dinamo fitoi me rezultatin 0-2 dhe të njëjtën gjë synon ta bëjë edhe të premten.

STATISTIKAT- Dinamo është përballur 7 herë me skuadrën e Vorës dhe ka pasur statistika pozitive, duke fituar 5 prej tyre. Ndërkohë, 2 ndeshje të tjera i ka fituar Vora. Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Superiore, blutë fituan me rezultatin 0-2, teksa 11-3 është golaverazhi mes skuadrave. Dy fitoret e vetme që Vora ka marrë, ka fituar me rezultatin 1-0, ndërkohë që Dinamo nga ana tjetër e ka fitoren më të thellë me shifrat 3-0.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Liga e Konferencës/ Hidhet shorti i 1/8-ave, AEK i Strakoshës përballet me Celje, Fiorentina sërish ndaj skuadrave polake
Sport

Liga e Konferencës/ Hidhet shorti i 1/8-ave, AEK i Strakoshës përballet me Celje, Fiorentina sërish ndaj skuadrave polake

27/02/2026
Sport

Europa League/ Derbi italian në 1/8, hidhet shorti në Europa League, Roma sfidon Bolognën Po ditën e sotme u hodh edhe shorti për raundin e të 16 të Europa League, kompeticioni i dytë për nga rëndësia në kontinent. Ra në sy derbi italian në këtë fazë, me Bologën dhe Romën, që do të sfidojnë njëra tjetrën në një duel për një biletë në çerekfinale. Stuttgart-Porto dh…

27/02/2026
Champions League/ Hidhet shorti i 1/8-ave, sërish përballja klasike Real Madrid-M.City, PSG sfidon Chelsea-n, përballje e lehtë për Barcelona e Bayern
Sport

Champions League/ Hidhet shorti i 1/8-ave, sërish përballja klasike Real Madrid-M.City, PSG sfidon Chelsea-n, përballje e lehtë për Barcelona e Bayern

27/02/2026
“Alarm i kuq” në Madrid, vijojnë problemet për Mbappe, ja alternativat e rikuperimit
Sport

“Alarm i kuq” në Madrid, vijojnë problemet për Mbappe, ja alternativat e rikuperimit

27/02/2026
NBA/ Skuadra e momentit, 11 fitore radhazi për Spurs, vijon kriza e Lakers
Sport

NBA/ Skuadra e momentit, 11 fitore radhazi për Spurs, vijon kriza e Lakers

27/02/2026
Amorim “thyen” arkën e United, shkarkimi i tij sjell një faturë të “kripur”
Sport

Amorim “thyen” arkën e United, shkarkimi i tij sjell një faturë të “kripur”

27/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Beniada: Nuk jam single, është italian

Beniada: Nuk jam single, është italian

28/02/2026
Beniada hedh në gjyq RTSH-në: S’kam marrë rrogën për 5-6 muaj

Beniada hedh në gjyq RTSH-në: S’kam marrë rrogën për 5-6 muaj

27/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al