• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Në Gjirokastër do të investohen 15 milionë euro”

25/11/2018
“Në Gjirokastër do të investohen 15 milionë euro”

Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci priti përfaqësues të shoqatës “Gjirokastra” të cilët u njohën me paketën e investimeve, që po ndërmerren në këtë bashki në kuadër të programit “Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik”, që financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore.

Sipas Beci takimi ishte i veçantë ashtu si vetë ndërhyrja rivitalizuese qe po kryhet në këtë qytet, një nga pasuritë arkitektonike e kulturore të njerëzimit.

“Janë 15 milionë Euro që do të investohen në të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Në qytet do të investohet për rekuperimin e krejt rrjetit inxhinierik në qendrën historike, për përforcimin e qëndrueshmërise tektonike dhe restaurimin e godinave muzeale,” tha Beci.

Në emër të FSHZH , Drejtori Ekzekutiv falenderoi personalitetet për preokupimin qytetar, sugjerimet, përvojën e ofruar dhe rekomandimet me vlerë. Në emër të stafit, Beci i siguroi të pranishmit se kjo ndërhyrje inxhinierike në një nga sitet më të vlerësuar turistik, padyshim do jetë një standard i ri në punimet dhe mentalitetin investues. “Ky investim do t’i shërbeje rritjes së fluksit turistik dhe zhvillimit ekonomik e turistik të qytetit, rajonit e më gjerë,” theksoi ai.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e shoqatës dhe specialistët shprehën vlerësimin maksimal për investimet në Gjirokastër. Investime që për ta ishin të shumëpritura.

“Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik” që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore. Paketat e investimeve në infrastrukturë dhe produkte turistike në zonën që përfshin bashkitë Gjirokastër, Përmet, Berat dhe Sarandë kapin shifrën e 63 milionë Eurove.

Në Gjirokastër investimet fokusohen në restaurimin e kalldrëmeve, ndriçimin e Qafës së Pazarit dhe rehabilitin e hapësirave urbane, përmirësimin i aksesit në kala, rivitalizim i rrugëve ndërlidhëse për të lehtësuar mobilitetin e qytetarëve dhe turistëve dhe sistemin e ri të muzeve sipas një koncepti të ri dhe bashkëkohor.

Si portë kryesore kufitare me Greqinë në Gjirokastër kryqëzohen akse korridoresh kombëtarë të rëndësishëm, ç’ka e bën atë një pol të rëndësishëm ekonomik dhe turistik jugut.

Related Posts

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë
Kryesore

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13/01/2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri
Kryesore

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

13/01/2026
Zetori i tij u përmbys, plagoset rëndë 64-vjeçari
Kryesore

Zetori i tij u përmbys, plagoset rëndë 64-vjeçari

13/01/2026
“Ka nevojë për frymëmarrje…”, si e shpëtuan zjarrfikësit gruan e moshuar në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

“Ka nevojë për frymëmarrje…”, si e shpëtuan zjarrfikësit gruan e moshuar në Gjirokastër (VIDEO)

12/01/2026
Digjet apartamenti, asfiksohet e moshuara në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Digjet apartamenti, asfiksohet e moshuara në Gjirokastër (VIDEO)

12/01/2026
Kryesore

Kris arma në Athinë, plagoset shqiptari pronar i një restoranti dhe djali i tij

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Upss! Alketa Vejsiu sapo thumboi Arbana Osmanin në “BBVA”?

Upss! Alketa Vejsiu sapo thumboi Arbana Osmanin në “BBVA”?

14/01/2026
Fshehja e marrëdhënies trazon shtëpinë, përplasje e fortë Selina–Greta

Fshehja e marrëdhënies trazon shtëpinë, përplasje e fortë Selina–Greta

13/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al