Qeveria e ndaloi shitjen e fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike për qytetarët në fillim të këtij viti. Por në terren situata nuk është nën kontroll. Mbrëmjen e sotme në disa dyqane të Gjirokastrës mund të blije fishekzjarre pa frikë fare. Argjirolajm.net s’e pati hiç të vështirë të siguronte fishekzjarre, njësoj si shumë qytetarë të tjerë që kërkuan të blenin. Nëse pyesje shitësin se si ka mundësi që shiten fishekzjarre kur ato janë të ndaluara, përgjigjja që merrje ishte thjesht një buzëqeshje ironike me idenë që shumë gjëra janë të ndaluara në Shqipëri, por funksionojnë në tregun e zi. Sa për informacion, ne i blemë fishekzjarret në një dyqan pranë tregut të fruta-perimeve në qytet. Bashkia Gjirokastër do t’i hedhë fishekzjarret te Kalaja në mënyrë të organizuar.
©Argjirolajm.net