Në Itali ndizet alarmi në vigjilje të sfidave të fazës “play-off” të vlefshme për një biletë për në Botëror. Sandro Tonali, mesfushori “azzurr”, doli nga fusha i dëmtuar gjatë ndeshjes Barcelona-Newcastle. Në minutën e 55-të, Tonali ndërhyri ndaj Fermin Lopez, por më pas preku kofshën e majtë, duke u shoqëruar jashtë fushës nga stafi mjekësor.
Një javë përpara takimit kundër Irlandës së Veriut, Gattuso rrezikon të mos ketë në dispozicion një nga lojtarët më të rëndësishëm të tij.
Pas ndeshjes, edhe trajneri Eddie Howe u ndal pikërisht te dëmtimi i Tonalit: “Ai ka pasur shqetësime edhe disa ditë më parë, por më pas ndjeu një shqetësim në kofshë. Mund të jetë një problem për ne”, u shpreh trajneri i Newcastle.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








