Një sherr mes dy personave ka ndodhur në fshatin Tolar të Këlcyrës. Policia thotë se ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Përmetit, për shtetasin R.S., vjeç 36, banues në fshatin Tolar, Këlcyrë, pasi në fshatin Tolar, ka goditur me sende të forta shtetasin S.S., vjeç 57, banues në po në këtë fshat. Motivet e konfliktit ndërmjet tyre nuk bëhen me dije.
©argjiroja.net