Me anë të një njoftimi, drejtuar Bashkisë Sarandë dhe Komisariatit të Policisë, biznesi i qytetit i kërkon Bashkisë Sarandë anullimin e një vendimi të marrë 3 ditë më parë për kufizimin e orarit të furnizimit të dyqaneve. Për të shmangur trafikun, bashkia vendosi orare të caktuara që bizneset të bënin furnizime me mallra e produkte. Por ky rregullim duket se nuk i pëlqen disa prej bizneseve. Për ta kundërshtuar ata i janë drejtuar bashkisë dhe komisariatit me një kërkesë si më poshtë.
“Shoqata e biznesit ne Sarande lidhur me vendimin e marre per orarin e levizjes e fugonave per furnizimin e bisnesit, kundershton ne menyre kategorike kete vendim ,si te gabuar dhe jo funksional I cili demton rende punen e biznesit .Bllokimi me kete orare eshte e pa mundur te kryhet sherbimi sepse puna jone eshte voluminoze nuk mund te kryhet me kete orar dhe me keto kushte te gabuara te vendosura. Ne si shoqat kerkojme revokimin e ketije urdheri ,thirrjen e biznesit te konsultohen grupet e interesit ,duke dhene nje zgjidhje te pershtateshme ne te mire te te gjitheve .Ne si shoqate ne mos marrjen e masave per revokimine ketije urdheri do te protestojme te gjithe te bashkuar duke bllokuar rrugen kryesore si dhe do pezullojme punen deri ne zgjidhjen e llogjikeshme te problemit.Ju lutemi merrni masa qe te mos pershkallezohet problemi. Faleminderit Shoqata e Biznesit Sarande”
Por cilat janë oraret qe ka vendosur Bashkia Sarande.
“Për automjetet me peshë të përgjithshme deri në 3.5 ton, qarkullimi do të lejohet nga ora 12:00-16:00 dhe nga ora 24:00-07:00. Për automjetet me peshë të përgjithshme mbi 3.5 ton, qarkullimi do të lejohet në orarin 24:00-07:00.
Ky urdhër hyn në fuqi prej datës 28.07.2021″, thuhet ne njoftimin e shperndare nga bashkia.









