• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në lojë faza “play-off” në Botëror, Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”

07/11/2025
“Alarm” kuqezi, “thyhen” legjionarët, “dhimbje koke” për Sylvinho-n

25 legjionarë për një qëllim, të sigurojnë për herë të parë prezencën në fazën “play-off” të një Botërori. Në nëntor, ndaj Andorrës dhe Anglisë, Shqipëria luan për të siguruar vendin e dytë në Grupin K, një objektiv që pritet të vendoset që më 13 nëntor, kur kuqezinjtë luajnë në transfertë përballë Andorrës, ku fitorja është detyrim, ndërsa Serbia udhëton në Angli, një fitore e mundshme e “Tre Luanëve” i dhuron matematikisht vendin e dytë Shqipërisë një xhiro përpara fundit.

Në kushte të tillë, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë fazës kualifikuese, trajneri i Sylvinho i ka besuar sërish të njëjtin grup, me dy ndryshime të vogla në raport me ndeshjet e tetorit, rikthehet në Kombëtare pas dëmtimit Ardian Ismajli, ndërsa një festë ka siguruar edhe Indrit Tuci, me sulmuesin që po kalon një moment të mirë në Turqi.

Bie në sy mungesa e Marash Kumbullës, me qendërmbrojtësit që me sa duket nuk është rikuperuar plotësisht, vendin e tij e ka marrë sërish Klisman Cake, pjesa tjetër nuk ndryshon:

Lista
Lista

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci

Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen ndaj Andorrës, e cila do të luhet më 13 nëntor në stadiumin “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45.

Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.

()

Related Posts

Humbje e hidhur, Real Madrid pëson disfatë ndaj Getafes, tani Barça 4 pikë larg
Sport

Humbje e hidhur, Real Madrid pëson disfatë ndaj Getafes, tani Barça 4 pikë larg

02/03/2026
Mbappe “fluturon” drejt Arabisë Saudite, synon me çdo kusht të jetë në finale
Sport

Dëmtimi i Mbappe, Real Madrid përditëson situatën

02/03/2026
Asani dhe Lushkja lënë Iranin, lojtarët shqiptarë kalojnë kufirin
Sport

Asani dhe Lushkja lënë Iranin, lojtarët shqiptarë kalojnë kufirin

02/03/2026
Champions, trajneri i Atleticos: Jemi gati për Brugge, japim maksimumin
Sport

Atletico, Simeone: Asgjë nuk ka mbaruar, kujdes nga Barcelona

02/03/2026
Shkëndija “falënderon” Strugën e Shkëmbit, dy golat e Ibraimit e afrojnë me rivalët për titullin
Sport

Shkëndija “falënderon” Strugën e Shkëmbit, dy golat e Ibraimit e afrojnë me rivalët për titullin

02/03/2026
Botërori 2027 për vajza/ Trajneri Grima para Malit të Zi: Duam ta nisim me fitore fushatën kualifikuese
Sport

Botërori 2027 për vajza/ Trajneri Grima para Malit të Zi: Duam ta nisim me fitore fushatën kualifikuese

02/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë

Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

03/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori

Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”

02/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al