• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në prag të sezonit turistik, qytetet bregdetare në Shqipëri probleme me ujin e pijshëm dhe kanalizimet

07/04/2024
100 mijë vende të reja pune në Shqipëri deri në 2022, si mund të përfitoni!

Disa nga qytetet më të mëdha turistike në Shqipëri, që viteve të fundit shënojnë rritje të numrit të pushuesve, kanë probleme serioze me sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve.

Raporti i fundit i Entit Rregullator të Ujit thekson problematikat për vitin 2023 të shoqërive të ujësjellësve në qytete bregdetare si në furnizmin me ujë, humbjet e mëdha në rrjet, mosarkëtimet financiare dhe mungesën e mbulimit me kanalizime.

Sipas raportit asnjë nga qytetet turistike bregdetare të vendit nuk ka furnizim me ujë pa ndërprerje, ndërkohë që kohëzgjatja e furnizimit me ujë për disa nga qytetet e mëdha bregdetare është tejet e shkurtër në raport me nevojat e përdoruesve.

Sipas të dhënave të Raportit të Entit Kombëtar të Ujit, Vlora dhe Durrësi furnizohen me ujë vetëm 13 orë në ditë, Lezha dhe Himara me 18 orë ndërsa Saranda 19 orë në ditë.

Kohëzgjatja e furnizimit me ujë në nivel kombëtar, sipas Entit Rregullator të Ujit, është 16.6 orë në ditë, me një rritje të lehtë prej 0.3 orë në ditë krahasur me vitin 2022.

Ndërsa “mbulimi i furnizimit me ujë në shkallë kombëtare për vitin 2023 është në nivelin e 76.2% nga 78% që ishte në vitin 2022, pra ka pësuar një rënie me rreth 1.8%,” thotë raporti i Entit Rregullator të Ujit.

Rënia e këtij treguesi, thuhet në raport, ka ardhur nga rënia popullsisë në zonat që administrohen nga shoqëritë e ujësjellësëve me 58,098 banorë, “ndërkohë që popullsia e shërbyer me ujë ka pësuar një rënie me 127,055 banorë”.

Ndërkohë qytetet bregdetare kanë normat më të larta të humbjes së ujit ku mbi 70% e sasive të ujit që hidhet në rrjet nuk arkëton të ardhura, një shifër tejet e lartë kjo krahasur me qytetet e tjera dhe që flet për situatën kritike të menaxhimit.

Vlora shënon humbjet më të mëdha të ujit në rrjet pa u paguar me rreth 79,4 % të sasisë totale të ujit , pasuar nga Durrësi ku 71,4% e ujit nuk arkëton të ardhura, Lezha me 70,8% të ujit , Saranda me 70,6% dhe vetëm Himara ka treguesit disi më të ulët me 47,9 % të ujit që nuk paguhet.

Në shkallë kombëtare vlerësohet se shoqëritë e ujësjellësëve tërhoqën nga natyra për të dërguar në rrjetin e konsumatorëve rreth 307 milionë metra kub ujë, por 64% e sasisë së ujit humbi në rrjet si pasojë e mungesës së matësave dhe problemeve të menaxhimit dhe vetëm pjesa tjetër u pagua nga përdoruesit.

Situata me kanalizimet në qytetet bregdetare është edhe më rënduar. Në Durrës sipas raportit mbulohet vetëm 51,7% e territorit me kanalizime, në Vlorë 72.4%, në Lezhë 45,6%, në Himarë vetëm 20%, ndërsa në Sarandë 46,4%.

Sipas raportit “në shkallë kombëtare mbulimi me kanalizime është në nivelin e 55% dhe vijon të ketë një prirje rritjeje edhe për vitin 2023 me një përmirësim të vogël me 0.8% krahasuar me vitin 2022”.

Në sektor, thuhet në raport, janë ende rreth 33 mijë klientë, të cilët e realizojnë grumbullimin e ujërave të ndotura nëpërmjet gropave septike kundrejt 708 mijë klientëve që shërbehen nga shoqëria me kanalizime.

Disa nga ujësjellësit e qyteteve bredgetare kanë kërkuar rritje tarifash të ujit për konsumatorët që në disa raste edhe janë miratuar nga Enti Kombëtar i Ujit, por sektori sipas analistëve të ekonomisë ka shënuar përmirësime dhe shoqëritë e ujësjellësve kanë qenë shpesh në qendër të kritikave të forta për menaxhimin dhe shpërdorimet financiare.

Problemet e sektorit të ujit janë një sfidë edhe për turizmin shqiptar i cili po shënon rritje të turistëve në qytetet bregdetare e cila shoqërohet me probleme me shërbimet, përfshirë edhe ato më jetike, sikundër është furnizimi me ujë, apo sigurimi i rrjeteve të kanalizimeve të ujrave të ndotura./VOA

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

27/12/2025
Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al