• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në restorantin ku Yuri Kim provoi qepët e njoma në Gjirokastër: Turistët janë shtuar shumë (FOTO)

12/04/2024
Në restorantin ku Yuri Kim provoi qepët e njoma në Gjirokastër: Turistët janë shtuar shumë (FOTO)

Tregimi i sotëm i gazetares Rudina Xhunga është për Fuçitë e Valaresë. Fuçitë quhet restoranti dhe hoteli i vogël i Marselit. Është një tokë e bekuar me vreshta. E bekuar sepse 20 vjet më parë një djalë i ri me familjen e tij e blenë tokën, e mbollën dhe hapën restorantin në një vit të vështirë, në 2019-ën kur shpërtheu pandemia. Tani është jo vetëm restorant, por edhe hotel që pret shumë turistë shqiptarë dhe të huaj. Që tani në prill është plot me turistë e lëre më në qershor, korrik apo gusht. Sepse kushdo që shkon te Fuçitë, qetësohet, relaksohet, kënaqet, gëzohet, jo vetëm për suksesin e Marselit, por edhe për ndjesitë e jashtëzakonshme që ta japin vendet e bëra njësh me natyrën.

Në një bisedë me Rudinën, Marseli tregoi se si e ngritën bujtinën, pasi punuan 17 vjet në Greqi dhe u kthyen në Valare. Kemi derdhur shumë gjak e lot, thotë i riu, për të ngritur këtë bujtinë.

“Para 20 vjetësh blemë tokën dhe mbollëm rrushin, pemët. Çdo gjë e kemi mbjellë ne. Në 2019-ën filluam si restorant. Ofrojmë ushqime të bëra nga prodhimet tona. Ishte një fillim i vështirë sepse ishte kohë pandemie.

Tani kemi edhe akomodimin, jemi një bujtinë e vogël. Para 2019-ës ne kemi qenë në emigrim në Greqi, punonim andej dhe të ardhurat e emigrimit i investonim në Valare. Sepse e dinim që do ndërtonim këtë bujtinë. Ia vendosëm Fuçite, sepse ka të bëjë me vreshtin dhe verën. I shkon ky emër.”, tregon Marseli për gazetaren.

“The Barrels MS” është restoranti ku ish-ambasadorja Yuri Kim provoi qepët e njoma dhe çdo turist konsumon gatime të bëra nga duart e prindërve të Marselit. Nuk ka asgjë të konservuar në bujtinën tonë, thotë Marseli, çdo gjë bio dhe me shumë dashuri.

“Ambasadorja Yuri Kim erdhi dy herë në bujtinën tonë. Kur erdhi kërkoi qepë djegëse, të njoma. Çdo gjë në restorantin e gatuajnë prindërit e mi. Nuk ka ushqime të konservuara, e të përpunuara nuk ekzistojnë fare.”

Kur të vesh në Gjirokastër, shko dhe në Valare, te Fuçitë e Marselit dhe të shijosh një drekë, pasdite, darkë, mëngjes të jashtëzakonshëm. Shko te Fuçitë, oaza e Valaresë!

Related Posts

Shikoni golin e Arbër Hoxhës që heshti stadiumin e Varshavës (VIDEO)
Pikante

Shikoni golin e Arbër Hoxhës që heshti stadiumin e Varshavës (VIDEO)

27/03/2026
5 hapa për ta bërë më të lehtë të flisni për seksin me partnerin tuaj
Lifestyle

5 hapa për ta bërë më të lehtë të flisni për seksin me partnerin tuaj

14/03/2026
Xhensila dhe Ledri nuk fshihen më, kapen “mat” në momente intime në Paris (VIDEO)
Paparazzi

Xhensila dhe Ledri nuk fshihen më, kapen “mat” në momente intime në Paris (VIDEO)

09/03/2026
Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë
Pikante

Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë

17/02/2026
Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar
Lifestyle

Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar

10/02/2026
A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?
Lifestyle

A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?

07/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë

05/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al