• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në Tepelenë do të ngrihet një qendër kërkimore studimore për lumenjtë e Europës: Shkencëtarët për Vjosën!

25/10/2019
Në Tepelenë do të ngrihet një qendër kërkimore studimore për lumenjtë e Europës: Shkencëtarët për Vjosën!

Në përpjekje për të shpëtuar lumin e fundit të egër në Europë dhe për t’i bërë njerëzit të kuptojnë rëndësinë e ruajtjes së tij të pa prekur, shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës u mblodhën në Tepelenë në brigjet e Vjosës fundjavën që shkoi – aty ku pritet të ngrihet në nëntor një qendër shkencore për lumejtë e egër.

“Qendra do të jetë shumë e rëndësishme dhe do të shërbejë si vend takimi për shkencëtarë nga vende të ndryshme, kolegët nga Franca janë shumë të interesuar për të punuar në Vjosë, po ashtu dhe kolegët nga Austria, nga Gjermania së bashku me kolegët shqiptarë”, tha Fritz Schiemer, profesor i Departamentit të Limnologjisë dhe Oqeanologjisë në Universitetin e Vjenës për Birn.

Me moton “Shkencëtarët për Vjosën”, studiuesit nga Austria, Gjermania, Franca, Japonia, Shqipëria dhe vende të tjera lundruan me rafting nga Anë Vjosa në Poçem deri në Kalivaç, duke e përshkruar rreth 20 kilometra për gati 5 orë me qëllim për të parë nga afër lumin dhe promovuar idenë e qendrës studimore.

Aktiviteti në Vjosë u iniciuar nga organizata Eco Albania dhe ishte vijim i “Simpoziumit ndërkombëtar shkencor për lumenjtë e egër (IWRS 2019)”, i cili po ashtu kishte për qëllim shikimin e mundësive për mbrojtjen e lumenjve të fundit të egër në botë, i cili u zhvillua më 18 tetor në Tiranë.

Simpoziumi, një bashkëpunim i Universitetit të Tiranës dhe atij të Vjenës, u organizua nga profesor Schiemer dhe profesori i Fakultetit të Shkencave të Natyrës Aleko Miho dhe doli me një deklaratë në të cilën ndër të tjera i kërkohet qeverisë shqiptare të mbrojë lumin e Vjosës dhe të zbatojë standardet ndërkombëtare për menaxhimin e lumejve.

Simpoziumi dhe aktiviteti në Vjosë janë vijim i përpjekjeve të shkencëtarëve dhe organizatave për mbrojtjen e mjedisit, për të ndaluar planet e qeverisë për të ngritur diga në lumin e Vjosës dhe për një menaxhim më të mirë të lumejve të tjerë në të vendit.

Prej mesit të viteve 2000 qeveritë në Shqipëri kanë miratuar qindra koncesione dhe mbi 500 leje për ndërtime HEC-sh, një pjesë e të cilëve prekin zona të mbrojtura dhe janë kundërshtuar nga banorët e organizatat e mjedisit për shkatërrim të ekosistemit.

Qendra kërkimore studimore që do të ngrihet në Tepelenë buzë lumit në nëntor, do të shërbejë si laborator dhe konsiderohet si produkti më i rëndësishëm i takimit mes shkencëtarëve nga një sërë vendesh këtë tetorë.

Sipas Profesorit Schiemer qëllim i hapjes së kësaj qendre do të jetë krijimi i një rrjeti shkencëtarësh nga e gjithë bota për të ruajtur dhe për të studiuar ato çka ai i quan “lumenj ikonikë”.

Vjosa konsiderohet e tillë për shkak se sipas studiuesve është në shumicën e rrjedhës së saj e paprekur nga digat dhe paraqet atë çka shumë lumenj në botë kanë qenë gjatë shekujve të kaluar. Ideja e hapjes së qendrës kërkimore në Vjosë bëhet sipas organizatorëve për të pasur një referencë studimore konkrete për këtë lum.

“Ne kemi pasur si këta lumenj natyrorë në të kaluarën në Japoni, por për shkak të ndërtimit të digave rreth 100 vjet më parë, nuk i kemi më,” tha profesori japonez Futoshi Nakamura për BIRN.

Ai tregoi se shumica e lumenjve japonezë është zvogëluar për shkak të ndërhyrjeve. “U impresionova shumë kur pashë shtratin e lumit Vjosa i cili ishte gjerësisht i përhapur. Është shumë e vështirë të gjesh lumenj të tillë sot në Japoni,” shtoi Nakamura.

Të njëjtat përshtypjen ndanë dhe studiuesit e tjerë të pranishëm, të cilët përsëritën apelin për të ruajtur të paprekur lumin.

“Do ishte një humbje e trashëgimisë sepse dhe në vendin tuaj nuk keni lumenj kaq të mirë sa Vjosa, nuk keni shumë si ata, janë unikë dhe për vendin këtu”, tha profesor Schiemer.

Shkencëtarët thonë se Vjosa do të shërbejë si objekt studimi. Sipas profesor Aleko Miho, hapja e një qendre kërkimore pranë Vjosës do t`i krijonte mundësinë studiuesve nëpërmjet laboratorit që t`i kryenin studimet në mënyrë të drejtpërdrejtë në terren.

“Ka shumë çështje që një laborator në terren mund të t’i lehtësojë për t`i parë drejtpërsëdrejti, materiale të freskët, pa shkuar në Tiranë osë një që vjen nga jashtë e ka më kollaj këtu sesa të marrë kampione këtu dhe të shkojë në Vjenë,” tha Miho.

Por profesori këmbëngul se qëlimi kryesor i gjithë kësaj përpjekje është mbrojtja e lumit. “Kjo është në funksion të asaj që ne këmbëngulim për ta shpallur zonë të mbrojtur Vjosën në kundërshtim me programet e qeverisë për digat”, tha Miho.

Sipas tij qendra kërkimore shkencore do të shërbejë për studime hidrologjike, sedimentologjike, biologjike, të biodiversitetit, të florës dhe të faunës.

Profesor Gilles Pinay, nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve për Shkencën dhe Teknologjinë e Mjedisit dhe Agrikulturës në Antony, Francë, shpreson se kërkimet që mund të zhvillohen në Vjosë mund të përdoren për të restauruar lumej të tjerë në Europë.

“Njohuritë e fituara këtu do të përdoren për qëllime restaurimi në lumej të tjerë të cilët janë shkatërruar. Jo vetëm si referencë, por si mjet për të kuptuar se si mund t’i çlirojmë rrjedhat (e lumejve)”, tha Pinay.

Pinay po ashtu theksoi se shpresonte që ndërtimi i qendrës dhe kthimi i Vjosës në një referencë do të bënte të vështirë “prekjen e saj.” Ai këmbënguli në nevojën për t’i dhënë mundësi banorëve për të përfituar nga lumi pa e cënuar atë.

Shkencëtarët nënvizuan ndër të tjera edhe rreziqet që do të vinin nga ndërtimi i digave, përfshi erozionin dhe dëmtimin e bregdetit për shkak se digat do të pengonin derdhjen e sendimenteve në to.

“Ju keni një vijë bregdetare të bukur, por nëse ndalohet derdhja e sendimenteve nga lumejtë ajo do të dëmtohet nga deti. Kjo nuk është ajo që ju doni,” përfundoi Pinay./ BIRN

Related Posts

Gjirokastër, policia gjen vajzën e zhdukur nga ‘Zinxhirat’
Kryesore

Thyen xhamin e autobusit, policia ndalon 3 të mitur në Gjirokastër

17/02/2026
Aksidenti në Gjirokastër, ky është vendi ku është rrëzuar makina e elektriçistëve (FOTO)
Kryesore

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, një i plagosur

17/02/2026
Memaliaj qyteti i harruar nga koha, papunësi e frikshme dhe shpresë e venitur për rikthimin e minierës (VIDEO)
Kryesore

Memaliaj, i riu futet në një banesë për të vjedhur dhe godet me grusht pronarin

17/02/2026
Reshjet intensive, paralajmërimi i IGJEUM: Rrezik nga prurjet në lumenj
Kryesore

Reshjet intensive, paralajmërimi i IGJEUM: Rrezik nga prurjet në lumenj

17/02/2026
Kryesore

Djali dhunon nënën, nën hetim 57-vjeçari nga Gjirokastra

17/02/2026
Delvinës nuk i ndahen kusuret, dherat e zhvendosur vërshojnë në oborret e banesave
Kryesore

Delvinës nuk i ndahen kusuret, dherat e zhvendosur vërshojnë në oborret e banesave

17/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miley Cyrus kthehet me një homazh për Hannah Montana për 20 vjetorin: Do të jem gjithmonë pjesë e saj

Miley Cyrus kthehet me një homazh për Hannah Montana për 20 vjetorin: Do të jem gjithmonë pjesë e saj

18/02/2026
Champions, trajneri i Bodo/Glimit: Respekt për Interin, por do t’ua vështirësojmë jetën

Champions, trajneri i Bodo/Glimit: Respekt për Interin, por do t’ua vështirësojmë jetën

18/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al