Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. R., 45 vjeç, banues në Përmet, pasi u kap duke drejtuar pa leje, një automjet pa targa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









