Protestat pas vrasjes së Klodian Rashës janë shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Por çudia ka ndodhur në Vlorë. Ndërkohë që në të gjitha rrethet ka pasur marshime paqësore dhe grumbullime njerëzish që kërkonin drejtësi, në qytetin bregdetar, janë ngritur vetëm katër persona. Me pankarta në duar, ata kërkojnë drejtësi, e ndërsa njëri prej tyre shihet që tund e valëvit flamurin kuqezi. Sot u zhvillua dita e pestë e protestës, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Protestat janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrësi, Elbasani, Lezha, Cërriku dhe Fieri. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtësi për Rashën.









