• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nëna e 26-vjeçarit shqiptar: Mos ma dërgo djalin në Ruanda!

21/06/2022
Nëna e 26-vjeçarit shqiptar: Mos ma dërgo djalin në Ruanda!

Ministria e Brendshme angleze Home Office vijon të mbyllë në qendrat e dëbimit shqiptarët që arrijnë me gome në Angli. Gazeta Mail on Sunday thotë se edhe ata shqiptarë që kanë mbërritur ditët e fundit me gomone, kanë marrë njoftime se azil kërkimi tyre do të shqyrtohet në Ruanda. Paçka se Ministria e Punëve të Brendshme Priti Patel dështoi në dërgimin e shtatë azil kërkuesve të parë në Ruanda, ajo nuk ka hequr dorë nga vijimi këtij plani pas marrëveshjes me qeverinë e Ruandës, dy muaj më parë.

Po ashtu kjo gazetë ka mundur të identifikojë shqiptarin të cilin të martën e shkuar u tentua të dërgohej në Ruanda bashkë me 6 azilantë të tjerë.

Ishte Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, që përmes një vendimi të shpejtë ndaloi fluturimin e tyre drejt shtetit afrikan.

26-vjeçarit shqiptar, Mail on Sunday për arsye ligjore nuk ia publikon emrin.

Megjithatë ka publikuar rrëfimin e nënës së tij e cila jeton në një qytet veri të Shqipërisë.

“Shpresoj që zoti ta ndihmojë djalin tim. Ai më ka treguar se është më mirë ta vrasë veten, se sa britanikët ta çojnë në Ruanda. I përgjërohem kryeministrit Boris Jonson për mos ta dërguar në Ruanda. Nëse kjo ndodh unë nuk do ta shoh më djalin”, ka deklaruar nëna e shqiptarit.

Sipas të dhënave publikuar nga Home Office, vitin e shkuar përmes gomoneve në brigjet angleze nga Franca mbërritën 838 shtetas shqiptarë.

Gazeta Mail on Sunday thekson në artikull se trafikantët vijojnë të reklamojnë në Tik Tok shërbime trafikimi të shqiptarëve nga Franca në Angli me gomone kundrejt shumave deri në 6.000 sterlina./TCH

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Real-Vinicius, tifozët firmosin divorcin, vërshëllehet në korr

Real-Vinicius, tifozët firmosin divorcin, vërshëllehet në korr

22/12/2025
Real-Vinicius, tifozët firmosin divorcin, vërshëllehet në korr

Real-Vinicius, tifozët firmosin divorcin, vërshëllehet në korr

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al