Nëna e Kacifas është shprehur gjatë meshës për të birin se Vorio Epiri është tokë greke. Nëna e Kacifas tha se ishte krenare për djalin e saj dhe do vazhdojnë të luftojnë.
“Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im,”-tha ajo.
Ndërsa motra e Kacifas tha se prindërit e saj nuk ndihen të sigurtë në Vorio Epir.
“Duam drejtësi. Këtu në Vorio Epir nuk kemi siguri. Prindërit e mi ndihen të kërcënuar,”-u shpreh ajo.
Ndërkohë në Buluarat po zhvillohet ceremoniali për 1 vjetorin e vrasjes së Kacifas, ku po merr pjesë edhe Vangjel Dule.









