• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Nëndetësja” e Ilir Dajës, mbetet fortesë e pa marrë e Elbasanit

08/09/2025
Situata në merkato, drejtuesit e Elbasanit e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar

Elbasani vjen si kryesues i kampionatit dhe me moralin në qiell. Verdheblutë janë në një moment të artë, ku çdo ndeshje është një provë për të ruajtur ritmin e vendit të parë dhe për të treguar se nuk kanë ndërmend të ndalen. Ky është objektivi madhor i skuadrës: të mbajë kreun dhe të shfrytëzojë formën e mirë që ka kapur.

Por përpara qëndron një sfidë e veçantë: Dinamo, skuadra që deri më sot ka qenë tabu për elbasanasit. Për të mbrojtur fronin dhe për të forcuar ambiciet e tyre, verdheblutë duhet të thyejnë më në fund murin blu të kryeqytetit. Një sfidë që përkon me momentin ideal: formë e mirë, besim i lartë dhe një stadium që premton mbështetje masive. Për verdheblutë, kjo nuk është vetëm një betejë për tri pikë, por një rast për të konsoliduar vendin e parë dhe për të dhënë një mesazh të qartë: Elbasani nuk frikësohet nga asnjë rival.

BILANCI I “ZI” – Elbasani është përballur katër herë me Dinamon që prej rikthimit në elitë, por ende nuk ka arritur të gjejë fitoren e parë. Bilanci është i zymtë: tre humbje dhe një barazim, vetëm 1 pikë nga 12 të mundshme. Humbja më e rëndë mbetet ajo me shifrat 0- 5, që mbetet e freskët në kujtesën e tifozëve dhe lojtarëve. Kjo e bën Dinamon, bashkë me Vllazninë, njërën prej dy skuadrave që Elbasani nuk ka arritur të mposhtë. Në çdo rast tjetër, verdheblutë kanë gjetur të paktën një fitore, por jo ndaj bluve të kryeqytetit.

Në letër, stadiumi “Elbasan Arena” duhet të ishte një kështjellë për verdheblutë. Në praktikë, është kthyer në një arenë zhgënjimesh kur bëhet fjalë për Dinamon. Të katër rezultatet negative kanë ndodhur pikërisht aty, pasi edhe bluve të kryeqytetit iu është dhënë mundësia ta përdorin këtë stadium si fushë pritëse. Për tifozët, ky është paradoksi më i dhimbshëm: skuadra humbet vazhdimisht në shtëpi, përballë një rivali që nuk e lejon të ngrejë kokën. Kjo është arsyeja pse sfida e radhës shihet si një rast i artë për të përmbysur historinë.

PËRTEJ TRI PIKËVE – Një fitore ndaj Dinamos nuk është thjesht një sukses i radhës. Ajo do të kishte një vlerë të shumëfishtë: do të thyhej një tabu që rëndon mbi skuadrën, do të kthehej besimi te lojtarët, ndërsa tifozët do të ndienin më në fund krenarinë për ta parë ekipin e tyre fitues përballë një rivali kaq të pakalueshëm deri më sot.

Për këtë arsye, motivimi është i madh. Futbollistët e kanë të qartë se ndeshja është më shumë sesa një përballje kampionati. Është një duel për dinjitet dhe për të rikthyer besimin se Elbasani është i denjë të përballet me këdo. Përgatitjet e javës kanë qenë më ndryshe. Krahas punës teknike dhe taktike, në stërvitje është vendosur theksi edhe te ana psikologjike. Stafi i Elbasanit e di mirë se lojtarët kanë një ngarkesë shtesë përballë Dinamos, pasi çdo përballje e kaluar është kthyer në një kujtesë negative. Trajneri ka punuar me grupin për t’i larguar këto mendime dhe për t’i kthyer sfidën në motivim.


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
E bujshme nga Spanja, Tare bën “bingo” në merkato, bind Vlahovic
Sport

Milan ëndërron Vlahovic, Tare e kërkon falas, takohet me agjentin e serbit

26/12/2025
E bujshme nga Spanja, Tare bën “bingo” në merkato, bind Vlahovic
Sport

Milan ëndërron Vlahovic, Tare e kërkon falas, takohet me agjentin e serbit

26/12/2025
Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe
Sport

Shpallet “Trajneri i Vitit”, Chivu merr vlerësimin e rëndësishëm

25/12/2025
Real Madrid pas Bruno Fernandes, operacioni mund  të kushtojë 60 milionë euro
Sport

Real Madrid pas Bruno Fernandes, operacioni mund  të kushtojë 60 milionë euro

25/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Familja zbulon betejën e gjatë pas pamjeve virale të ish-aktorit të Nickelodeon, Tylor Chase

Familja zbulon betejën e gjatë pas pamjeve virale të ish-aktorit të Nickelodeon, Tylor Chase

26/12/2025
“Artistët janë një m*t i madh”/ Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve: Të gjithë gënjejnë dhe janë të blerë

“Artistët janë një m*t i madh”/ Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve: Të gjithë gënjejnë dhe janë të blerë

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al