• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Nëse s’do ta lësh fatin tënd në dorën e Monikës…”- Kryemadhi: Dyert e LSI janë të hapura për kandidatët për deputetët dhe për drejtues

06/01/2020
“Nëse s’do ta lësh fatin tënd në dorën e Monikës…”- Kryemadhi: Dyert e LSI janë të hapura për kandidatët për deputetët dhe për drejtues

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë sërish një thirrje për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që t’i bashkohen Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nga studio e emisionit “Top Talk”, Kryemadhi u shpreh se LSI është e hapur për të rinj të reja profesionistë, të aftë që kanë bërë një karrierë jashtë jetës politike për të kontribuuar dhe marrë edhe poste drejtuese në parti.

“Konventa e ditës së shtunë, thoshte që ne si Lëvizje Socialiste për Integrim, pra unë, zoti Manjani, zoti Vasili, Luan Rama e të gjithë të tjerët, po themi në investimin tonë , unë 15 vjeçar, zoti Manjani 6 vjeçar, zoti Luana Rama 8 vjeçar, zoti Vasili 15 vjeçar e shumë të tjerë, po ua japim investimin tonë në Lëvizjen Socialiste për Integrim, disa fytyrave të reja që të vijnë dhe ta marrin,. Dhe dyert janë të hapura për të kandiduar për deputetë, për administratë, për komisionet politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pse jo dhe drejtues të partisë. Dhe ajo që unë mendoj, që ndoshta kemi edhe një keqkuptim nga ju, është që të largojmë fytyrat e vjetra, sepse ne që kemi qeverisur nuk kemi më pse të rrimë vërdallë dhe t’u imponohemi të tjerëve. Hajde t’u hapim rrugën djemve dhe vajzave të reja.

Është shumë inovative kjo që thoni… Është inovative, por ka nevojë edhe për një strukturë eksperience dhe profesionalizmi. Pse? Sepse në qoftë se ne në LSI kemi shumë të rinj dhe të reja dhe do t’iu mungojë ana profesionale, atëherë prandaj dhe ne kërkojmë hapjen e partisë, për të përfshirë njerëz që janë jashtë partive politike, vijnë nga bota akademike, nga një botë në të cilën kanë krijuar karrierën e tyre profesionale, për ta rigjetur veten dhe për të bërë edhe ndryshimet që duhen bërë. Sepse nëse ti nuk beson te Monika, do ta lësh fatin tënd në dorë të Monikës apo do të vish ta ndryshosh? Do ta ndryshosh dhe kjo është hapja e partisë”.

Mandatet

“Djegia e mandateve ishte mënyra më e mirë për të denoncuar pushtetin autoritar të Edi Ramës”. E pyetur nëse djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale ishin veprimi i duhur, Kryemadhi tha se pa këto veprime të opozitës, qytetarët nuk do të ishin ndërgjegjësuar.

“Ju mendoni që ka qenë i drejtë vendimi për ta lënë Parlamentin edhe pas një viti? Çdo ditë e më shumë jam e bindur që e vetmja mënyrë për të denoncuar dhe demaskuar qeverisjen e Ramës ishte djegia e mandateve. Nëse ne nuk do të digjnim mandatet, nëse ne nuk do të bënim atë proces për bojkotin e votimeve të Ramës të 30 qershorit, ne do të vazhdonim dhe do të kishim një raport si ai i zgjedhjeve të 2017, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Por do të bëhej një luftë më e fortë parlamentare?

Sepse me këtë opozitë që kemi sot Rama është komod… Jo nuk është e vërtetë. Të mos harroni që kur ndërroi qeverinë Rama në fund të 2018, opozitës nuk iu dha e drejta për të disktutuar për ndryshimet në qeveri. Rama thotë që keni pasur kohën më të madhe të diskutimeve…

Rama gënjen sepse shquhet për këtë gjë. Por nuk dua të hyj fare te zoti Rama, mjafton të kujtojmë që ne të kujtojmë që ku, në cilin vend të botës, kur bëhen ndryshime në qeveri, e kam me rregullore të Parlamentit, e kam me Kushtetutë, që kam të drejtën të diskutoj për qeverisjen, edhe ne na e hoqën të drejtën për të diskutuar kur u ndërrua qeveria”.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al