Në moshën 40-vjeçare, Manuel Neuer zhvilloi një 90-minutësh spektakolar përballë Real Madrid. Pas sfidës portieri i Bayern Munich u vlerësua nga UEFA si lojtari më i mirë i ndeshjes. Paraqitja e Neuer rihapi edhe një herë debatin në lidhje me prezencën e tij në Botërorin “FIFA2026”.
I pyetur për këtë opsion, Neuer nuk tërhiqet: “Ai diskutim është i mbyllur. Tani ajo që ka rëndësi është ky sezon me Bayern”, u shpreh Neuer.
Për legjendën e futbollit gjerman, Lothar Matthäus kjo deklaratë e Neuer vjen pasi Nagelsmann ka vendosur që mos të rikthejë më portierin e Bayern në përfaqësuese, pavarësisht se po luan në nivele të larta.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







