• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga 1 korriku rritet çmimi i qumështit dhe bulmeteve, flet administratori i “Gjirofarm”

30/06/2021
Nga 1 korriku rritet çmimi i qumështit dhe bulmeteve, flet administratori i “Gjirofarm”

Përpunuesit e qumështit paralajmërojnë nga 1 korriku rritjen e çmimeve për disa nga produktet e freskëta të bulmetit.

Arsyet e rritjes janë ndryshimi i çmimit të plastikës nga vendet furnizuese dhe shtrenjtimi i çmimit të energjisë nga rinovimi i kontratave në tregun e lirë.

Për shkak të rritjes së kostos nga këto faktorë, përfaqësuesi i kompanisë ‘Erzeni’, Sajmir Begaj tha për Monitor se tashmë kompania ka vendosur rritjen e çmimeve të produkteve të freskëta të bulmetit si qumësht, kos dhe djathë lope me 10% që nisin nga 1 korriku.

Arsyet e rritjes së çmimeve janë kostot e larta të prodhimit për shkak të rritjes 10% të lëndës së plastikës dhe çmimit të energjisë pas vendimit për daljen në treg të lirë. Rritja e çmimit të plastikës ka ardhur për shkak të shtrenjtimit të lëndës së parë në tregjet e huaja dhe nga furnizuesit rritja u lajmërua 3 muaj më parë. Shpenzimet vjetore të plastikës janë rreth 15 mln lekë në vit, ndërsa për energjinë elektrike janë mbi 15 mln lekë.

Për sa i përket çmimit të energjisë nga 1 korriku do të paguajmë 13,5 lekë/kë nga 9 lekë/kë që paguanim. Përfunduam kontratën 2 vjeçare për furnizimin në treg të lirë me çmim 9 lekë/kë dhe nga 1 korriku çmimi do të jetë 30% më i lartë. Aktualisht në verë ne konsumojmë 3 deri 4 mln lekë energji. Me këtë rritje çmimi do të paguajmë nga 900 mijë deri 1,2 mln lekë më shumë në muaj. Për këtë arsye çmimet e produkteve të freskëta, si qumësht, kos dhe djathi lopë do të rriten 8 deri 10%, pasi kostoja e prodhimit të tyre është e papërballueshme.’

Aktualisht me një rritje së produkteve të ambalazhimit nga Greqia dhe Italia po përballet edhe kompania tjetër e përpunimit të qumështit ‘Gjirofarm’.

Administratori i kompanisë Nikolla Gjoni tha për Monitor se shtrenjtimi i lëndës së parë prodhuese të plastikës ka ardhur për shkak të fluksit rrites të kërkesës pas hapjes së tregjeve. Z. Gjoni pohoi se Gjirofarm nuk do të ndryshojë çmimet e produkteve dhe kostot shtesë do të mbulohen prej saj.

‘Aktualisht ka një rritje jo normale të lëndës së parë, edhe ‘Gjirofarm’ po përballet me këtë problem, sidomos ambalazhet me të cilat ne furnizohemi nga partnere ne Itali dhe Greqi. Rritja e çmimit të lëndëve të para ka ardhur më së shumti nga hapja e menjëhershme pas kufizimeve afatgjata në ekonominë globale, duke krijuar kërkesë të shtuar përballë mundësive të pakta të furnizueseve. ‘Gjirofarm’ do të mbulojë vetë këto kosto shtesë dhe nuk do të rrisë çmimet, përderisa situata pandemike ende është prezente me gjithë efektet e saj negative për individët dhe bizneset.

Edhe çmimet e produkteve tona që eksportohen në SHBA, Macao (Kinë) dhe Kosovë nuk do reflektojnë rritjen e çmimit të lëndës së parë.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al