• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga 2 efektivë për çdo Qendër Votimi, ja plani i policisë ditën e zgjedhjeve

24/06/2019
Të shtëna me armë në Tepelenë, qëllohet shtëpia e nxënëses që denoncoi mësuesin për ngacmim seksual

7000 efektivë policie pritet të angazhohen me 30 qershor për të mundësuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Hartuesit e planit kanë menduar të caktojnë nga 2 efektivë jashtë qendrave të votimit, ndërsa për shkak të mungesave të burimeve njerëzore do të angazhohen dhe policia rrugore, e kufirit, por dhe ata të ruajtjes së objekteve. Mbrëmjen e 29 qershorit punonjësit e policisë pritet të marrin në mbrojtje materialet dhe objektet zgjedhore në të gjithë vendin.

Kur duhet dhe më pak se një javë nga data e zgjedhjeve, policia ka përfunduar trajnimin e efektivëve dhe po punon për krijimin e kushteve të mbarëvajtjes së procesit për ditën e votimeve.

Rreth 7000 mijë efektivë policie pritet të angazhohen në terren me 30 qershor në qendrat e votimit, të cilët do të mundësojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ashtu siç e parashikon dhe kodi zgjedhor që punonjësit e policisë duhet të qëndrojnë jashtë qendrave të votimit, hartuesit e planit pranë policisë së shtetit kanë parashikuar të vendosin 2 efektivë për qendër votimi.

Për shkak të mungesës së burimeve njerëzore, efektivët në rrethe do të ndihmohen nga ata të policisë kufitare dhe ata të ruajtjes së objekteve.

Gjithashtu për garantimin e rendit dhe sigurisë në funksion të punonjësve të policisë do të vihen në dispozicion dhe rreth 350 makina civile dhe automjete të drejtorisë së kufirit dhe migracionit.

Në bazë të nenit 42 dhe 114 të kodit zgjedhor, punonjësit e policisë do të kenë për detyrë krijimin e rendit jashtë dhe brenda qendrës së votimit nëse do jetë e nevojshme, por dhe shoqërimin e kutive të votimit apo materialeve për në vendin e numërimit të votave.

Rreth 270 punonjës policie që ruajnë 93 objektet e rëndësisë së veçantë do të lirohen nga detyra vetëm për një ditë dhe do angazhohen për garantimin e rendit.

Mbrojtja e këtyre objekteve do të kryhet nga forcat “komando”, kjo pas miratimit të urdhrit të përbashkët të Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit së Mbrojtjes dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Krahas këtyre punonjësve policia do të mbajë në gatishmëri pjesën tjetër prej rreth 5000 efektivësh, të cilët mund të angazhohen nëse do ketë përplasje, përfshirë këtu dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Policia e shtetit do të marrë në mbrojtje materialet dhe objektet zgjedhore në të gjithë vendin që prej mbrëmjes së 29 qershorit.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al