Në ditën e sotme është mbajtur Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme Zgjedhore për vitin 2026. Aty është votuar sa i përket presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njëkohësisht për Komitetin Ekzekutiv.
Në fillim është votuar sa i përket kreu të FSHF. Një garë e fituar nga Armand Duka, i cili konfirmohet edhe njëherë si president i Federatës Shqiptare të Futbollit, edhe për katër vitet e ardhshme.
Sipas ligjit dhe rregullit, në momentin kur ka një kandidat për këtë post, votimi në Asamble mund të bëhet edhe i hapur. Në Asamble vendosën që votimin për kreun e FSHF të bëhej i hapur dhe më pas në votim të plotë, pa asnjë kundërshti, është zgjedhur që Armand Duka të jetë sërish president.
Më pas u votua për Komitetin Ekzekutiv të FSHF. Në fillim u kërkua votua për kandidaten e vetme femër, Anila Bashën, e cila mori 47 vota pro dhe 1 abstenim për të fituar kështu vendin në Komitetin Ekzekutiv, me një kandidate femër e cila ishte e detyruar dhe nuk duhej të futej në votimin e përgjithshëm.
Në atë votim ishin 10 kandidatë të tjerë meshkuj, nga ku 9 do të fitonin dhe vetëm 1 do të humbiste. Në këtë votim më shumë votua grumbulluan Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Geri Cipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho, ndërsa Ervin Canollari nuk ia arriti dot që të fitonte vendin në Komitetin Ekzekutiv.








