• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga intervista në Lazarat tek udhëtimi me avionin e Guardia di Finanza. Reportazhi për fuqizimin e mafias shqiptare

09/08/2019
Nga intervista në Lazarat tek udhëtimi me avionin e Guardia di Finanza. Reportazhi për fuqizimin e mafias shqiptare

Një cikël reportazhesh i televizionit italian “Rai 3”, i titulluar “Narcotica”, e konsideron mafien shqiptare mjaft të fuqishme dhe se tashmë ka filluar të jetë një bashkëpunuese me mafien italiane dhe jo në varësi të saj.

Duke iu referuar reportazhit të gazetarit Valerio Cataldi, shqiptarët përpos kontrollit të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, kohët e fundit janë duke marrë edhe ekskluzivitetin e kalimit të heroinës të sjellë nga Afganistani, duke e futur në tregun europian nëpërmjet Ballkanit.

Pjesa e tretë e reportazhit është e titulluar “Një udhëtim në zemër të Shqipërisë” dhe nis me rrëfimin e një banoreje të fshatit të Lazaratit, për aksionin e Policisë në vitet 2014-2015. “Lazarati është një fshat i vogël në zemër të Shqipërisë, që prej kohësh konsiderohet qendra e kultivimit të kanabisit dhe skena e operacioneve masive të Policisë dhe përplasjeve të armatosura.

Programi nis nga Lazarati për të treguar historinë e Shqipërisë, një nga vendet kryesore prodhuese të kanabisit, por mbi të gjitha, tokës së një prej mafiozëve më të egër dhe të rrezikshëm në botë, që lufton me “Ndragatën”, kontrollin e trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut dhe kontrollin e heroinës që kalon Ballkanin nga Afganistani”, shkruan “Rai 3”.

Për emisionin “Narcotica” flasin disa personalitetet të autoriteteve ligjzbatuese italiane që tregojnë transformimin e mafies shqiptare, që tashme konkurron edhe “Ndregatën”. Kështu, në një emision rreth 40 minuta, prokurori Gratteri dhe koloneli D’Angelantonio del Ros, i Karabinierëve tregojnë për hetimet për klanet shqiptare dhe bashkëpunimin me prokurorin Francesco Mandoi i cili jeton në Tiranë për të koordinuar hetimet.

UDHËTIMI

Gazetari italian, Valerio Cataldi, e nis rrugëtimin e tij në Shqipëri me një fluturim në avionin e “Guardia di Finanza” që prej 7 vitesh, konkretisht që nga viti 2012, është vendosur në Shqipëri dhe mbikëqyr territorin shqiptar për të identifikuar plantacionet e mbjella me kanabis.

Duke shpjeguar mënyrën se si identifikohen parcelat e mbjella, Cataldi, duke iu referuar të dhënave të marra nga prokurori i Antimafias, Nicola Gratteri, thotë se gjatë vitit 2019, në Shqipëri shihet një trend rritës i kultivimit të kanabisit, veprimtari që sipas tij ishte frenuar deri në 2017-ën. “Nëse deri më 2017 këto plantacione u reduktuan dukshëm, në muajt e fundit është identifikuar shtimi sipërfaqeve të mbjella me kanabis ne Shqipëri”, thuhet në reportazh.

“Të paktën një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis, që është i modifikuar gjenetikisht dhe është shumë herë më rezistent se ai i viteve të shkuara. Verën e shkuar sekuestruam 9 ton në kanalin e Otrantos, në një ngarkesë të vetme”, shpjegon prokurori i Antimafias Nicola Gratteri. Sipas këtij të fundit, kanabisi i trafikuar në Shqipëri është i modifikuar dhe rezulton të jetë shumë i fortë. Së bashku me kanabisin, grupet kriminale shqiptare, sipas prokurorit trafikohet edhe kokaina.

“Marijuana shqiptare është e modifikuar gjenetikisht e mjaft e fortë. E nga Shqipëria përmes kanalit të Otrantos, nuk trafikohet vetëm marijuanë por dhe kokainë, që grupet kriminale shqiptare e trafikojnë nga Amerika e Jugut”, shprehet Nicola Gratteri.

Rrëfimi: Nuk u hoq fenomeni nga Lazarati, por u masakruan banorët

Reportazhi i “Narcotica”, i publikuar në televizionin publik “Rai 3”, nis me rrëfimin e një banoreje të Lazaratit, e cila tregon për operacionin e Policisë së Shtetit gjatë viteve 2014-2015. “E mirëpritëm këtë operacion”, thotë ajo dhe më tej pretendon se Policia ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj dhe rezultati i këtij operacioni nuk ishte zhdukja e fenomenit të kanabisit, por masakrimi i banorëve.

Banorja e Lazaratit teksa tregon foton e djalit të saj të dhunuar, thotë se sot, pas 4 vitesh nga ai operacion, pyet shtetin për tonelatat e prodhuara pas vitit 2015, kush i kultivoi, pasi sipas saj Lazarati jo.

“E mbaj mend shumë mirë, jo një herë por dhjetëra herë ka ardhur në banesën time. Policia e Shtetit bëri një aksion për goditjen e kanabisit në fshatin Lazarat. Por të gjithë e mirëpritëm këtë aksion sepse askush nuk e donte që të lulëzonte më mariujuana, sepse i dimë edhe efektet negative, pavarësisht parasë që mund të sjellë në një fraksion kohe, megjithatë në këtë moment nuk u hoq fenomeni nga Lazarati, por u masakruan banorët. Familja ime është më e persekutuara në këtë histori. Ata i kanë qëlluar dhe unë nuk e di si kanë mbetur gjallë. Me shkelma, me grushte, me qyt kallashi, me kallash, me armë. Djali është shembur në shesh, e kanë qëlluar dhe pasi ka rënë në shesh, jam hedhur për të mbuluar me trup. Djalit i rridhte gjak gjithandej (Duke treguar foto). Ky është djali im dhe këtu është prapë djali pasi erdhi Policia e shtetit në shtëpi dhe e transformoi në këtë formë. Pyes shtetin, këto tonelata që po dalin pas 2014-2015, kush i prodhoi, ku u bë, se në Lazarat jo. Kush e mban përgjegjësinë për këtë?!”, tha banorja e Lazaratit.

Kujtojmë që gjatë proceseve gjyqësore të grupeve të arrestuara në këtë fshat, banorët kanë ngritur akuza për Policinë e Shtetit, që sipas tyre e larguan kanabisin nga Lazarati për ta kultivuar në të gjithë Shqipërinë.

Nga operacionet e zhvilluara në Lazarat në dy vite, janë dënuar dy grupe të konsideruara kriminale, si dhe janë dhënë 3 burgime të përjetshme, për ata që u gjetën fajtor edhe për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Bashës. Edhe në reportazh, Lazarati, konsiderohet si një vend kyç i kultivimit të kanabisit dhe një simbol i aksioneve policore.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elijona hap zemrën për jetën me familjen gjermane: “Kisha rënë në depresion”

Elijona hap zemrën për jetën me familjen gjermane: “Kisha rënë në depresion”

27/12/2025
Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën

Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al