Ashtu sikundër ishte paralajmëruar kanë nisur sot në Ksamil e Velipojë shembja e ndërtimeve të ngritura pa leje. Fadromat e IKMT-së të mbështetura edhe nga Policia e Shtetit filluan punën herët në mëngjes. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi teksa publikon disa pamje nga aksioni shkruan:
“Operacioni “Bregdeti Ynë” do të vijojë përgjatë gjithë vijës bregdetare, për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar dhe për të vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit”.
Në të gjithë vendin janë qindra objekte të ngritura pa leje kryesisht gjatë pandemisë dhe fushatës elektorale. ©argjiroja.net