• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga kamerat e trupit, tek monitorimi i rrugëve me dron dhe të rejat e Komisariatit Dixhital, ndryshimet që priten në Policinë e Shtetit

28/06/2021

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka paralajmëruar një sërë ndryshimesh në strukturën e Policisë së Shtetit. Veç të tjerash, ai bëri me dije se do të ndiqet një strategji e re për rritjen e sigurisë rrugore.

Ai tha se do të krijohet një kuadër rregullator i ri për të futur praktika të hetimit të të ardhurave të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kapen në mënyrë të përsëritur në kundërvajtje ligjore në qarkullim.

Nga ana tjetër, ministri siguroi se do të çohet më tej dhe do të përfundojë pajisja e efektivëve të qarkullimit me kamera trupi.

Gjithashtu, në kuadër të ndryshimeve Çuçi bëri me dije se Komisariati Digjital po forcohet nga pikëpamja teknologjike dhe operative, ku shtoi se do të jetë në dispozicion të çdo qytetari për t’u bërë krah i Policisë së Shtetit ne identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të ligjit.

Deklarata e plotë

Ditët e fundit jemi tronditur të gjithë nga dy ngjarje të njëpasnjëshme:

Një aksident tragjik rrugor, me pasojë katër jetë njerëzish, si rezultat i shkeljes së çdo rregulli shpejtësie nga ana e vrasësit, dhe një tjetër ngjarje me armë zjarri ku humbën jetën katër persona, për një parcelë plazhi në Velipojë.
E mirëkuptoj plotësisht shqetësimin publik që kanë krijuar këto dy ngjarje, si edhe ankesën e zëshme ndaj Policisë së Shtetit.

Por, dua të theksoj fort se: Policia e Shtetit, përtej të metave apo dobësive të saj dhe përmirësimeve të mëtejshme që duhen dhe do të bëhen, as nuk ndjek çdo makinë që lëviz në rrugët e vendit, e as nuk mund të parandalojë një sherr në orën 1 të natës mes dy fqinjëve.

Të dyja rastet fatale kërkojnë sigurisht në radhë të parë një reflektim nga të gjithë, pa përjashtim, përfshirë këtu edhe Policinë e Shtetit, të cilës gjatë Mandatit tonë të Tretë qeverisës, do t’i vihen në dispozicion edhe dronë super-inteligjente, si dhe një sistem modern monitorimi i rrugëve, që gjeneron në kohë reale gjoba për shkelësit e kufijve të shpejtësisë. Po mbi të gjithë, duhet të reflektojnë gjykatësit që nuk kanë kaluar ende procesin e Vettingut, dhe që operojnë rëndom me parimin ‘Kap ça të kapësh’. Sepse Policia e Shtetit ndalon, por nuk dënon shkelës e kriminelë, ata i dënon GJYKATA.

Mjafton t’ju marrë një shembull:

Ne kemi shtrënguar masat kundër armë mbajtjes pa leje, ku vetëm këtë muaj, pra në Qershor, në tri raste si ai i Shkodrës, Vlorës dhe Fierit, janë ndaluar në flagrancë nga strukturat e Policisë së Shtetit për armëmbajtje pa leje, tri shtetas, madje në një rast arma e zjarrit që mbahej pa leje kishte fishek në fole gati për qitje.

Por fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, si rasti i prokurores Edlira Cufi në Shkodër, apo dyshja e prokurores Elona Alvora dhe gjyqtari Albert Spiro në Vlorë, si dhe prokurori Erind Rahovica dhe gjyqtari Pirro Sota në Fier, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke i çuar në shtëpi të pandehurit, megjithëse minimumi i dënimit për këto vepra penale është 3 vjet heqje lirie.

Ose, nga ana tjetër, pavarësisht shtrëngimeve të reja të futura rishtazi në Kodin Rrugor, vendimet e disa gjykatësve të tjerë, për aksidentet rrugore me pasojë vdekjen apo plagosjen, janë në gjykimin tonë skandaloze dhe në keqinterpretim të ligjit.

E pra, këto janë fakte që dëshmojnë qartë nevojën për një reagim të shpejtë dhe energjik nga ana e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe strukturave të reja drejtuese të sistemit gjyqësor, ndaj individëve papërgjegjshmërisht të rrezikshëm për shoqërinë tonë.

Këto sa përmenda nuk janë ndërhyrje në punën e gjyqësorit dhe institucioneve të tjera të pavarura, por shembuj ulëritës të asaj se si nuk duhet të jetë forca e ligjit ndaj atyre që e shkelin atë.

Jo më pak skandaloze ka qenë edhe gjendja me marrjen në administrim të plazheve: Tanimë ka rregull e procedura transparente në ndarjen e tyre përmes shërbimit nga platforma e-Albania. Policia e Shtetit nuk ndan parcela plazhesh për administrim, po vetëm zbaton ligjin për mosprekjen e hapësirave të plazheve publike të cilat janë rikthyer njësoj si edhe mbrojtja policore ndaj ndërtimeve pa leje, pas dekadash xhungëlizimi të zonës bregdetare.

Kam vënë re se disa flasin me të madhe për rritjen e kriminalitetit apo të fataliteteve në qarkullim. Por kjo është thjeshtë e pavërtetë dhe faktet e shifrat pohojnë krejt të kundërtën.

Përsëris, kjo nuk do të thotë aspak se Policia e Shtetit nuk ka dobësi e të meta dhe pikërisht pse jemi të vetëdijshëm për këtë, po përgatitemi për një fazë të re të reformës dhe të forcës parandaluese dhe goditëse të Policisë së Shtetit.
Brenda kësaj jave, do të nisë një ndryshim i thellë me titullarët e strukturave të policisë së shtetit në nivel qarku, që do të shtrihet hap pas hapi në nivel kapilar në çdo komisariat të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Po ashtu, do të krijojmë një kuadër rregullator të ri, për të futur praktika të hetimit të të ardhurave të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kapen në mënyrë të përsëritur në kundërvajtje ligjore në qarkullim.

Nga ana tjetër, do të çohet më tej dhe do të përfundojë pajisja e efektivëve të qarkullimit me kamera trupi.

Komisariati Digjital po forcohet nga pikëpamja teknologjike dhe operative, dhe më herët sesa vonë, do të jetë në dispozicion të çdo qytetari për t’u bërë krah i Policisë së Shtetit ne identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të ligjit.

Më lejoni të përfundoj duke i siguruar të gjithë se ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për sfidat e kohës dhe nevojat e çdo qytetari shqiptar, ndaj garantoj se shumë shpejtë, të gjithë do ta prekin ndryshimin e mëtejshëm për mirë të Policisë së Shtetit.

Related Posts

Situatë alarmante në aksin Librazhd-Elbasan, mbi 12 orë bllokim në trafik
Kryesore

Situatë alarmante në aksin Librazhd-Elbasan, mbi 12 orë bllokim në trafik

02/01/2026
3 të rinjtë e aksidentuar në Tepelenë, Kumbaro: T’u ndrijë shpirti në parajsë!
Kryesore

3 të rinjtë e aksidentuar në Tepelenë, Kumbaro: T’u ndrijë shpirti në parajsë!

02/01/2026
Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar
Kryesore

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

02/01/2026
Krimi në Orikum, gruaja ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit
Kryesore

Krimi në Orikum, gruaja ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit

02/01/2026
Krimi makabër në Orikum, flet fqinja e çiftit: U habitëm, s’kemi dëgjuar debate
Kryesore

Krimi makabër në Orikum, flet fqinja e çiftit: U habitëm, s’kemi dëgjuar debate

02/01/2026
Detaje nga krimi i rëndë në Orikum, çifti i bashkëshortëve ishin ndarë dhe ribashkuar
Kryesore

Detaje nga krimi i rëndë në Orikum, çifti i bashkëshortëve ishin ndarë dhe ribashkuar

02/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës

U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës

03/01/2026
Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

02/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al