• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga kupa te “Final 4”, rivaliteti që nuk fiket! Sfida Vllaznia-Dinamo sjell edhe një herë tjetër spektakël

07/11/2025
Nga kupa te “Final 4”, rivaliteti që nuk fiket! Sfida Vllaznia-Dinamo sjell edhe një herë tjetër spektakël

Vllaznia do të luajë sërish përballë një rivali direkt për titullin këtë fundjavë, ku pas ndeshjes me Egnatian, shkodranët do presin në shtëpinë e tyre Dinamon.

Me duelin që do luhet ditën e shtunë në orën 17:00 dhe vlen për raundin e 11-të të Superiores. Një ndeshje direkte përballë një kundërshtari që me të vërtetë i ka hapur “telashe” kuqebluve në sezonet e fundit. Ku edhe humbjen e parë të këtij edicioni, kanë qenë kryeqytetasit që ia kanë shkaktuar shkodranëve.

Kjo në javën e dytë të kampionatit, me Dinamon që mposhti Vllazninë me rezultatin 3-1. Këtë e tregojnë edhe statistikat e sezonit të shkuar, që shohin Dinamon me një avantazh ndaj kuqebluve. Kështu dy skuadrat janë përballur plot 7 herë edicionin e shkuar, në të gjitha kompeticionet përfshirë kampionatin, kupën dhe duelet e “final 4”. Në këtë mënyrë blutë nga kryeqyteti gjatë sezonit të rregullt kanë fituar 2 herë ndaj Vllaznisë. Në shifrat 2-1 në javën e 7-të dhe në shifrat 2-3 në javën e 16-të të edicionit 2024-25. Një duel ka qenë me rrjeta të paprekura në shifrat 0-0 në javën e 25-të dhe një triumf i Vllaznisë me rezultatin 3-0 në raundin e 34- ët të edicionit të shkuar.

Dy skuadrat u përballën edhe në gjysmëfinalet e kupës së Shqipërisë për sezonin 2024-25, ku takimi i parë në Shkodër përfundoi 0-0, teksa Dinamo fitoi në kthim në Elbasan me rezultatin spektakolar 4-3. Duke siguruar kështu kalimin në finale më pas. E ndërsa përballjet mes dy ekipeve nuk u ndalën as në “final 4” për edicionin 2024-25. Ku kësaj radhe ishte Vllaznia fitimtare, pas shifrave 2-1 në favorin e tyre do ishin shkodranët. E në këtë mënyrë kuqeblutë kaluan në finalen e kampionatit të shkuar.

Por, së bashku me triumfin e këtij edicioni në javën e dytë të tijin, shifrat e 8 ndeshjeve të fundit mes dy ekipeve flasin në favor të Dinamos. Me “nëndetësen” që ka marrë 4 fitore, 2 ndeshje kanë përfunduar në barazim dhe 2 suksese shkojnë në favor të shkodranëve. Shifra të cilat të besuarit e Martinit do kërkojnë t’i përmbysin, duke nisur nga kjo e shtunë. Ku jo vetëm “inatet” e së shkuarës, por edhe objektivat e këtij edicioni bëjnë që Vllaznia të ketë si synim vetëm 3 pikët në këtë përballje të radhës ndaj Dinamos.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci
Sport

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci
Sport

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore
Sport

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

24/12/2025
NBA/ Spurs mund Oklahoma-n, Phoenix i shkakton një humbje të rëndë Lakers
Sport

NBA/ Spurs mund Oklahoma-n, Phoenix i shkakton një humbje të rëndë Lakers

24/12/2025
Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin

24/12/2025
Napoli e dashuruar me Conten, De Laurentis gati ti ofrojë rinovimin e kontratës
Sport

Napoli e dashuruar me Conten, De Laurentis gati ti ofrojë rinovimin e kontratës

24/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al