• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga Luftëtari te Partizani, Skënderbeu bën llogaritë e titullit

26/04/2017
Nga Luftëtari te Partizani, Skënderbeu bën llogaritë e titullit

Luhen 6 javët e fundit të Superligës dhe çdo ekip bën llogaritë e veta me laps në dorë. Bën llogaritë e veta edhe Skënderbeu, që dëshiron ta mbajë me çdo kusht trofeun e kampionit, edhe pse këtë herë e ka më të vështirë se në çdo sezon tjetër, duke qenë se ka dy rivalë përpara. Në fazën e katërt korçarët kanë marrë 3 fitore radhazi dhe duhet të regjistrojnë edhe 6 të tjera për të shpresuar titullin. Edhe një barazim nuk i falet Skënderbeut, që duhet të shpresojë gjithashtu edhe në ndalesën e rivalëve të Kukësit dhe Partizanit. Në 540 minutat e fundit të kampionatit Skënderbeut i duhen 18 pikë të plota.

Drejtuesit e klubit juglindor ua kanë bërë të qartë futbollistëve dhe stafit teknik këtë gjë. Në 6 sezonet e titujve radhazi, kampionët nuk e kanë pasur asnjëherë kaq të komplikuar situatën, pasi edhe kalendari nuk i favorizon, por shpresat janë dhe ata do t’ia bëjnë shërbimin si duhet çdo ndeshjeje. Deri në vërshëllimën e fundit të Superligës, që mbyllet brenda një muaji, Skënderbeu do të bëjë gjithçka për titullin e radhës. A do t’ia dalë? Kjo do të shihet javë pas jave, ku çdo hap duhet të jetë i matur.

540 MINUTA – Malorja e titullit të 7-të radhazi nis me Luftëtarin në Gjirokastër dhe përfundon me Partizanin në Korçë. Të gjashta ndeshjet e mbetura janë të vështira, njëra më shumë se tjetra, pasi të gjithë kundërshtarët kanë objektiva për të realizuar. Të dielën korçarët luajnë në fushën e njërit prej ekipeve me të fortë të sezonit, Luftëtarit. Në Gjirokastër ky ekip ka gabuar pak dhe synon Europën, ndaj dhe Skënderbeu do ta ketë shumë të vështirë. Më pas vijnë Vllaznia në Korçë dhe transferta me Teutën, ekip që korçarët e eliminuan nga Kupa e Shqipërisë. Në javën e 34-t në Korçë vjen Tirana, kundërshtari i finales së Kupës së Shqipërisë.

Dhe në dy javët e fundit “lahen hesapet” me dy rivalët direkt, gjithmonë nëse deri atëherë do të ecet me ritmin e tanishëm. Së pari në Kukës me vendësit dhe në fund me Partizanin në Korçë, Skënderbeu diskuton titullin e radhës, që duhet pranuar se është shumë i vështirë për t’u arritur, duke pasur parasysh këtë kalendar “ferri”. Në Korçë presin me padurim, që trofeu të ndahet javën e fundit, në ndeshjen me Partizanin. Skënderbeu është sërish i etur për tituj dhe do t’i shkarkojë të gjitha “bateritë” për t’ia arritur qëllimit. E dëshiron shumë këtë trofe këtë sezon për mënyrën si ka shkuar kampionati. Llogaritë janë për pikë të plota deri në fund, por çdo gjë varet nga ajo që skuadra e trajnerit Ilir Daja do të japë në fushë, duke nisur nga transferta e kësaj jave me Luftëtarin./sport eksper

Kalendari i Skënderbeut

30 prill 2017

Luftëtari-Skënderbeu (java 31)

6 maj 2017

Skënderbeu-Vllaznia (java 32)

10 maj 2017

Teuta-Skënderbeu (java 33)

14 maj 2017

Skënderbeu-Tirana (java 34)

20 maj 2017

Kukësi-Skënderbeu (java 35)

27 maj 2017

Skënderbeu-Partizani (java 36)     

Related Posts

Bayern Munich “fut ujë”, Kimmich ngre alarmin: Duhet të ndryshojmë
Sport

Bayern Munich “fut ujë”, Kimmich ngre alarmin: Duhet të ndryshojmë

16/12/2025
Flick “tremb” Inter, Barça hidhet në sulm për “yllin” zikaltër

Roma “thyen” Como-n 1-0, por Gasperini “driblon” çështjen titull (VIDEO)

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vajza e Rob Reiner, Tracy, flet pas vdekjes së regjisorit legjendar dhe gruas së tij Michele: ‘Jam në shok’

Vajza e Rob Reiner, Tracy, flet pas vdekjes së regjisorit legjendar dhe gruas së tij Michele: ‘Jam në shok’

16/12/2025
“Më shau”! Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

“Më shau”! Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al