• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga mungesa e parkimit te çmimet dhe plazhi publik, disa shënime të pakërkuara për Sarandën turistike

15/08/2023
Ngacmoi seksualisht një shtetase të huaj në Sarandë, arrestohet 31-vjeçari

Nga Ermal Telha

Saranda për ne është destinacion i përvitshëm veror, ndaj kam mundësinë edhe të dalloj/shpreh gjykime mbi transformimin. Siç ka thënë Teto Ollga, po ja numëroj tëk e tëk e tëk :

1. Plazhi publik.

Për shkak të afërsisë me vendqendrimin, pothuajse çdo ditë plazhin e kemi bërë tek plazhi publik i centralit. Këtë vit, më i organizuar, madje me çadra dhe ulëse pa pagesë të ofruara nga një kompani private (gjë shumë e mirë meqë ra fjala edhe për marketingun e saj, edhe për pushuesit ). Në fund të çdo dite, persona të ndërrmarjeve publike të bashkisë, bënin mbledhjen dhe sistemimin e çadrave dhe ulëseve.

2. Siguria.

Në pikën e vrojtimit, këtë vit e kam parë më shpesh personelin në dispozicion të të papriturave (vjet e shihja më rrallë).

3. Pastërtia.

Në disa prej ditëve, gjatë zgjimit të hershëm për ecjen e mëngjesit, dominojnë zonjat e pastrimit dhe mirëmbajtjes të cilat pa përtesë e bëjnë xixë vendin ku shpesh qjeflinjtë e natës e trajtojnë pa kujdes, duke lënë shishet e ambalazhet e ushqimeve kudo. S’kanë faj, mosha dhe alkooli i justifikojnë . Kudo kështu i kam parë nëpër botë.

3. Çmimet.

Për të gjithë! Sipas vendit edhe kuvendi. Në Sarandë mund ta kalosh darkën me 500 lekë në fastfood, por mund të mos të të mjaftojnë edhe 100-fishi. Publikimi i faturave është shëmtia më e madhe në rrjet dhe shërbimi më i keq që i bëjmë vetes dhe vendit.

4. Kujdesi shëndetësor.

Saranda është qytet, ka spital. Vitin e kaluar patëm problem shëndetësor me njërin prej fëmijëve dhe infrastruktura spitalore ishte për bukuri. Druaj se në pikat turistike të fshatrave të promovuar masivisht, do kishim pasur probleme serioze.

5. Ndotja akustike.

Pas orës 11:30 gjatë javës dhe pas 12:00 në fundjavë asnjë zhurmë. Asnjë përjashtim nuk dallova dhe për këtë i takon një BRAVO atyre që e kanë vënë nën kontroll. Edhe ai clubi i famshëm që bëhet shpesh lajm, kishte investuar seriozisht në izolimin akustik dhe nuk dëgjohet asnjë zhurmë pasi largohesh 20-30 metra prej tij. Gjë shumë e mirë, edhe për qejflinjtë e natës, edhe për pushuesit që duan të flenë.

6. Infrastruktura.

Ngarkesa gjithnjë e në rritje e Sarandës, kërkon urgjentisht marrjen e masave për sistemimin e trafikut dhe kryesisht parkimeve. Unë e kam përdorur makinën thuajse aspak, por problemi është i dukshëm dhe “bërtet” me zë të lartë.

7. Standardi i ndërtimit.

Saranda është zhvilluar keq pas 90-s, shumë keq madje. Megjithatë, strukturat e reja rezidenciale dhe turistike janë të një standardi të lartë e gjithnjë në rritje. Këtë e kam të vërtetuar në vetë të parë pasi kompania jonë është në negociata bashkëpunimi me disa projekte në zhillim në Sarandë. Sistemet që po aplikohen janë të teknologjive të fundit. Standardet e mira = turizëm cilësor.

8. Shërbimi.

Vërrej përpjekje serioze dhe i inkurajoj të gjithë operatorët të investojnë në drejtim të burimeve njerëzore të kualifikuara. Ka ende shumë vend për përmirësim. Forca!

9. Diversiteti.

Në shëtitore këtë vit dominon gjuha angleze dhe italiane. Shenjë shumë e mirë kjo për diversifikimin turistik.
Gjithashtu, më bëhet qejfi që në krye të bashkisë ka ardhur një sipërmarrës, Olti, të cilin nuk e njoh personalisht por jam dëshmitar (si klient) i identitetit që i ka dhënë Golemit me sipërmarrjet e tij. Është herët për ta gjykuar ose dhënë merita (vitet në vijim gjykimet për të), por jam i bindur që një sipërmarrës që arrin t’ja dalë në sektorin privat në Shqipëri, ja del të krijojë/zhvillojë frymën e duhur në administrim publik.

Shumë koment i gjatë për një natë vere. Të kërkoj ndjesë e të falenderoj njëkohësisht ty që pate durimin të merreshe me mua e t’i shkoje deri në fund!

Related Posts

Kryesore

E reja nga Saranda paraqitet te noteri në Gjirokastër me dokument të falsifikuar, policia nis hetimet

06/12/2025
Policia ndalon shoferin nga Gjirokastra, transportone zhavorr edhe pse firma ishte bllokuar nga IKMT
Kryesore

Policia ndalon shoferin nga Gjirokastra, transportone zhavorr edhe pse firma ishte bllokuar nga IKMT

06/12/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Sherr për pronat në Gjirokastër, procedohet penalisht një 39-vjeçar

06/12/2025
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Vodhi një dyqan, shpallet në kërkim i riu nga Gjirokastra

06/12/2025
Qeni i kafshoi për vdekje fëmijën 2 vjeç, flet babai shqiptar në Greqi
Kryesore

Qeni i kafshoi për vdekje fëmijën 2 vjeç, flet babai shqiptar në Greqi

06/12/2025
E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull

06/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Norris “mbret” në Formula 1, fiton titullin dhe i jep fund dominimit të Verstappen

Norris “mbret” në Formula 1, fiton titullin dhe i jep fund dominimit të Verstappen

07/12/2025
Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025/ Trofeu “Talenti i Vitit për djem”, njihuni me futbollistët e nominuar

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025/ Trofeu “Talenti i Vitit për djem”, njihuni me futbollistët e nominuar

07/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al