Suksesi tenistik 6-1 ndaj Atalantës erdhi me pak kosto për Bayern Munich, në një kohë kur Musila dhe Alphonso Davies dolën të dëmtuar. Fantazisti gjerman mori një goditje të fortë në kavilje, ndërsa anësori kanadez pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë. Në kushte jo të mira është edhe portieri Jonas Urbig, me këtë të fundit që ka pësuar një truam cerebrale. Në vigjilje të sfidës kundër Bayern Leverkusen, trajneri Vincent Kompany bëri bilancet e gjendjes së lojtarëve të dëmtuar:
“Per Urbig mendonim se situata do të ishte më e rëndë. Mjekët po vlerësojnë gjendjen e tij, mendoj që ta kemi në dispozicion nga mesi i javës së ardhshme. Sa për Musiala-n ai pritet të rikthehet në stërvitje nga fillimi i javës së ardhshme. Për Davies situata është më e ndërlikuar, mendojë se do të qëndrojë disa javë pushim. Mendoj se pauza që do të sjellë kombëtaret do të na ndihmojë, shpresoj që më pas të kemi sërish grupin e plotë”, u shpreh Kompany në konferencë për shtyp përpara takimit kundër Leverkusen.
Me Neuer dhe Urbig të dëmtuar, ndaj Leverkusen pritet të zbres në fushë portieri i tretë i Bayern, Sven Ulreich, por ky fakt nuk e shqetëson trajnerin Kompany.








