• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga ora e dorës tek aplikacioni i regjistrimit të hapave, teknologjia fundos bashkëshortin e studentes 20-vjeçare në Greqi

17/06/2021
Nga ora e dorës tek aplikacioni i regjistrimit të hapave, teknologjia fundos bashkëshortin e studentes 20-vjeçare në Greqi

Prej më shumë se një muaji, Greqia është tronditur nga detajet e reja që kanë dalë në pah përsa i përket vrasjes së studentes 20-vjeçare, Caroline në sy të foshnjës së saj. Mediat greke shkruajnë se pas provave të administruara nga autoritetet, rezulton se bashkëshorti i saj të ketë qenë vrasësi dhe se grabitja e pretenduar, nuk ka ndodhur kurrë. Zyrtarë të lartë të policisë greke pretendojnë se kanë informacion të mjaftueshëm në duart e tyre për të mbështetur aktakuzën ndaj 32-vjeçarit Charalambos Anagnostopoulos.

Provat që mendohet të kenë zbardhur dinamikën e ngjarjes, janë pikërisht pajisjet teknologjike të bashkëshortit dhe viktimës. Së pari, nga ekspertiza që i është bërë të gjitha provave, ora biometrike e 20-vjeçares regjistroi një rritje të shpejtë në rrahjet e zemrës së saj gjatë kohës së krimit dhe më pas kjo shenjë jetike u ndal.

Së dyti, rezulton se bashkëshorti ka dhënë deklaratë të rremë. Ai është shprehur në polici se grabitësit hynë në shtëpi dhe e kanë lidhur me litar, por nga analizimi i celularit të tij, aplikacioni që mat hapat e bërë, ka regjistruar lëvizje të tij nëpër shtëpi.

Së treti, kamerat e sigurisë rreth shtëpisë duket sikur nuk kanë regjistruar momentin kur kanë hyrë grabitësit, duke hedhur dyshimin se ato janë fshirë.

SITUATA MES ÇIFTIT

Mediat greke shkruajnë se gjatë muajve të fundit, çifti i të rinjve ka pasur mosmarrëveshje. 20-vjeçarja i ka kërkuar divorcin bashkëshortit dhe e ka paralajmëruar se do të largohej nga shtëpia. Kjo ka shkaktuar mosmarrëveshje të shumta mes tyre dhe shpeshherë konfliktoheshin në shtëpi.

KONTRADIKTAT E BASHKËSHORTIT NË POLICI

Ai dëshmoi se i ra të fikët, por hetimi provoi se ka përdorur celularin e tij gjatë “grabitjes”. Bashkëshorti e mbylli dhe e zhbllokoi celularin disa herë, ndërsa supozohej të ishte pa ndjenja dhe i lidhur. Kamera në katin përdhes regjistroi në 12 të mesnatës të 11 majit, 32-vjeçarin me fëmijën në krahë. Në orën 1:19 të mëngjesit kamera në katin e parë u ndërpre. Grabitësit erdhën shumë më vonë sipas asaj që ka dëshmuar vetë piloti.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al