• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga presidenti te trajneri i ri i skuadrës, emërime të rëndësishme te Teuta

07/07/2025
Nga presidenti te trajneri i ri i skuadrës, emërime të rëndësishme te Teuta

Emërime të rëndësishme te Teuta. Klubi durrsak ka zyrtarizuar së fundmi Fatos Troplinin si President, pas largimit të Edmond Hasanbelliut.

Trajneri i ri i skuadrës është caktuar Enkeleid Dobi, i cili mbahet mend për faktin se ka drejtuar Kukësin.

Pjesë e stafit të ri administrativ do jetë edhe Renato Arapi, me këtë të fundit që do ketë rolin e drejtorit sportiv.

 

Postimi:

KF Teuta prezanton presidentin dhe stafin e ri administrativ.

Durrës, 7 Korrik 2025 – KF Teuta ka hyrë në një etapë të re zhvillimi, duke prezantuar sot zyrtarisht presidentin dhe stafin e ri administrativ në një konferencë për shtyp të mbajtur në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”. Ky riorganizim shënon një hap të rëndësishëm drejt një vizioni të ri për klubin durrsak.

Në qendër të këtij ndryshimi qëndron emërimi i z. Fatos Troplini si President i ri i KF Teutës. Me përvojën dhe angazhimin e tij, z. Troplini synon të rikthejë lavdinë e dikurshme të klubit dhe ta udhëheqë drejt një faze të re suksesi.

Në aspektin sportiv, Enkeleid Dobi është emëruar si strategu i ri i ekipit, duke marrë përgjegjësinë për ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe me identitet të qartë. Dobi sjell me vete një eksperiencë të pasur dhe një vizion modern për drejtimin e ekipit.

Po ashtu, një figurë e njohur për të gjithë tifozët durrsakë, Renato Arapi, rikthehet në klub, kësaj here në rolin e Drejtorit Sportiv. Ish-kapiteni dhe lojtari emblemë i Teutës do të kontribuojë me profesionalizëm dhe njohuri të thella për strukturimin dhe zhvillimin e sektorit sportiv.

KF Teuta i uron suksese stafit të ri në detyrat e tyre dhe siguron të gjithë tifozët se do të punohet me përkushtim dhe seriozitet për të rikthyer klubin në majat e futbollit shqiptar aty ku e ka vendin, falë historisë dhe traditës së tij të lavdishme.

 

Related Posts

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi shënon me Trabzonspor
Sport

Më në fund po gjen veten, Muçi vlerësohet në Turqi (VIDEO)

28/12/2025
VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen
Sport

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen

28/12/2025
Paraqitje negative e Asllanit, vlerësohet me notë të ulët në Itali
Sport

Paraqitje negative e Asllanit, vlerësohet me notë të ulët në Itali

28/12/2025
Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek  të tjerët nuk i shohim
Sport

Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek të tjerët nuk i shohim

28/12/2025
Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)
Sport

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al