• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga Shkodra në Gjirokastër nuk po gjejnë punonjës, biznesit ‘skllavërues’ të fasonit po i vjen fundi

05/05/2018
Nga Shkodra në Gjirokastër nuk po gjejnë punonjës, biznesit ‘skllavërues’ të fasonit po i vjen fundi

Që fabrikat e fasoneve dhe rrobaqepësitë janë një nga sektorët ku punonjësit skllavërohen më shumë, kjo dihet prej kohësh. Paga prej 25 mijë lekësh të vjetra nuk e justifikon punën stërmunduese aty, si edhe oraret e zgjatura. Bizneset në këtë sektor nga Shkodra deri në Gjirokastër kanë dhënë alarmin se po përballen me mangësi serioze të fuqisë punëtore. Bizneset shqiptare që mbarojnë porositë për të huajt kanë krijuar përvojë dhe për këtë arsye numri i kontratave të reja po rritet me shpejtësi. Por gjetja e punonjësve të rinj është bërë një mision i vështirë. Jozef Bazhdari, drejtori i prodhimit në Bella Confex në Shkodër thotë se ka nisur kërkimet deri në rrethinat e Lezhës, edhe pse fabrika është në mes të qytetit të Shkodrës.

Ai ka treguar:

“Po i mbuloj kostot e transportit. Edhe pagat i kam rritur. Jap pagesë minimale 1200 lekë në ditë, ndërsa maksimalja i kalon 1700 lekët. Megjithatë, interesi për të punuar ka rënë.” Të njëjtën situatë referojnë edhe rreth 20 fabrika të pyetura në qarqet kryesore të vendit, Korçë, Tiranë dhe Durrës, Berat, Shkodër, Fier etj., duke dhënë alarmin se mungesa e fuqisë punëtore po i pengon të zgjerohen dhe po rrezikon qëndrueshmërinë e aktivitetit në të ardhmen, shkruan Monitor.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit raportoi se në vitin 2017 grumbulloi nga bizneset rreth 48 mijë oferta për punë. Gjysma e tyre, më shumë se 25 mijë, u përkasin fabrikave të fasonit. Mirëpo nëse fasonët nuk synojnë të diversifikohen dhe të mbyllin ciklin, do ta kenë gjithnjë e më të vështirë të përmbushin nevojat me kushtet që ofrojnë sot, teksa lëvizja e lirë dhe konkurrenca që po krijohet brenda vendit nga Call Center do ta shterojnë fuqinë punëtore për fabrikat. Me këto zhvillime, Shqipëria po humb konkurrueshmërinë, ku fasoni u zhvillua për shkak të kostove të lira të fuqisë punëtore, kundrejt një pune artizanale për të cilën sot vendet e zhvilluara paguajnë shumë. Por industria shqiptare e fasonit ka mbetur për tre dekada me radhë nën frenat e dembelizmit, duke bërë vetëm disa procese pune që kërkojnë italianët, duke mos tentuar të mbyllin ciklin e të dalin në tregje të pavarur, sikurse po bëjnë Maqedonia dhe Serbia.

Pagat mesatare në sektorin e tekstilit në Serbi dhe Maqedoni janë 350-500 euro, ndërsa në Shqipëri, paga mesatare është vetëm 230 euro. Në industrinë shqiptare të fasonit, pagat janë më të ulëta se fqinjët, gati sa gjysma e atyre që ofrohen në Mal të Zi dhe Serbi, dy vende ballkanike që kanë aplikuar një strategji të mirëmenduar për zhvillimin e sektorit, duke pranuar vetë investime me ciklin e mbyllur dhe për marka të njohura si Pompea dhe Geox.

Ne Maqedoni paga mesatare ne sektor shkon ne mbi 500 euro sipas te dhënave te agjencisë së statistikave në Maqedoni. Ndërsa sipas te dhënave zyrtare ne Serbi paga mujore per nje punonjës ne fason shkon 300-500 euro. Para një dekade, në dyert e rrobaqepësive kishte gjithmonë gra që interesoheshin për punë, edhe pse paga, sot e asaj dite, siguron vetëm mbijetesën. Për të femrat e viteve 1990, të mësuara me kulturën skllavëruese të kooperativave bujqësore të monizmit, zhvendosja në fabrika ishte një zgjidhje e mirë, sidomos për ato që u zhvendosen nga rrethet drejt Tiranës.

Migrimet masive trefishuan popullsinë në rajonin Tiranë-Durrës, duke krijuar një mbiofertë për punë, duke bërë që industria e fasonit të lulëzojë kundrejt pagesave të ulëta. Pas vitit 2000, kushtet ndryshuan. Ekonomia kaotike e tregut nisi të strukturohej, kur në Shqipëri filluan zhvillimet e vrullshme në sistemin bankar dhe telekomunikacione. Nga gjeneratat e lindura pas viteve 1990, të rinjtë e sotëm kanë pretendime të tjera, që tejkalojnë pagesat dhe kushtet që ofrojnë rrobaqepësitë. Teksa një lloj fasoni tjetër, Call Center, ofrimi i shërbimeve dhe konsulenca për kompani të huaja ka orientuar forcën e punës drejt tij, duke u shndërruar një konkurrent i fortë ndaj fabrikave.

Në sektorin e Call Center, aktualisht janë të punësuar mbi 25 mijë persona. Falë zotërimit të një gjuhe të huaj dhe aftësive komunikuese, të rinjtë e sotëm janë punësuar masivisht në Call Center. Paga mesatare në këtë sektor, sipas INSTAT, është 70 mijë lekë në muaj, më shumë se dyfishi i pagës mesatare në fason. Administratorët e kompanisë Naber në Durrës, pohuan për Monitor se janë në vështirësi për të gjetur punonjës dhe se po përjetojnë një hendek në forcën e punës. Edhe emigracioni po ndikon që punonjësit e këtyre fabrikave të shohin si zgjedhje më të mirë largimin jashtë shtetit. Administratori i kompanisë Naber pohon se vitin e kaluar, rreth 100 punonjës të fabrikës ikën në emigracion. Ai thotë se me heqjen e vizave, shumë të rinj po ikin jashtë vendit. Fabrikat e fasonit punësojnë masivisht gra përveç disa proceseve të vështirë që kërkojnë burrat, por ata numërohen me gishtat e dorës. Emigracioni i lartë dhe rënia e lindjeve pas viteve 1990 ka sjellë uljen fizike të forcës së punës edhe te femrat.

Related Posts

Kryesore

E reja nga Saranda paraqitet te noteri në Gjirokastër me dokument të falsifikuar, policia nis hetimet

06/12/2025
Policia ndalon shoferin nga Gjirokastra, transportone zhavorr edhe pse firma ishte bllokuar nga IKMT
Kryesore

Policia ndalon shoferin nga Gjirokastra, transportone zhavorr edhe pse firma ishte bllokuar nga IKMT

06/12/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Sherr për pronat në Gjirokastër, procedohet penalisht një 39-vjeçar

06/12/2025
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Vodhi një dyqan, shpallet në kërkim i riu nga Gjirokastra

06/12/2025
Qeni i kafshoi për vdekje fëmijën 2 vjeç, flet babai shqiptar në Greqi
Kryesore

Qeni i kafshoi për vdekje fëmijën 2 vjeç, flet babai shqiptar në Greqi

06/12/2025
E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull

06/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E reja nga Saranda paraqitet te noteri në Gjirokastër me dokument të falsifikuar, policia nis hetimet

06/12/2025
Policia ndalon shoferin nga Gjirokastra, transportone zhavorr edhe pse firma ishte bllokuar nga IKMT

Policia ndalon shoferin nga Gjirokastra, transportone zhavorr edhe pse firma ishte bllokuar nga IKMT

06/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al