• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga sot, nisin aplikimet për praktikat e punës në institucionet shtetërore

09/07/2021
Nga sot, nisin aplikimet për praktikat e punës në institucionet shtetërore

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të premten ka lajmëruar se hapet thirrja për praktikat e punës për 2 mijë të rinj e të reja në të gjithë Shqipërinë.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja znj.Evis Kushi, e cila përmes një video-mesazhi përcolli lajmin e hapjes së thirrjes së gjashtë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Ministrja bën të ditur se aplikimet mund të bëhen nëpërmjet faqes www.praktika.arsimi.gov.al dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 31 Korrik. Kjo thirrje vlen për të gjithë të diplomuarit nga mes moshës 21-26 vjeç.

“Janë 2 mijë vende praktike të profileve të ndryshme, për të cilat u jemi shumë mirënjohës të gjitha institucioneve që i janë bashkuar kësaj thirrjeje, duke filluar nga institucionet qendrore, ato të vetëqeverisjes vendore, institucionet e pavarura apo edhe shoqëritë e ndryshme tregtare“, – shprehet Znj. Kushi.

Pas praktikave 3-mujore që do të zhvillohen mes datave 16 gusht – 16 nëntor, të këtij viti, rreth 200 praktikantë që do të kenë performancën më të mirë do t’u jepet mundësia e kontratës 1-vjeçare me institucionin ku kanë zhvilluar praktikën e punës.

“Unë jam me të vërtetë e lumtur që edhe në ministrinë që drejtoj, ka plot të rinj e të reja që kanë përfituar direkt nga thirrjet e kaluara të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Ata sot, i kemi kolegë e bashkëpunëtorë të mirë dhe i vlerësojmë shumë për frymën pozitive dhe dinamizmin që kanë sjellë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë,” thotë ministrja në këtë video- mesazh.

Përgjatë 5 thirrjeve të shkuara të këtij programi janë 3 mijë të rinj e të reja që kanë realizuar praktikën 3-mujore, nga të cilët, rreth 1 mijë më të mirët kanë përfituar kontratë 1-vjeçare pune!

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al