Çështja e ndarjes së plazheve për shfrytëzim gjatë sezonit turistik është një ndër problematikat kryesore të këtij fillimsezoni, që kulmoi me një konflikt të armatosur në zonën e Velipojës dhe rezultoi me 4 viktima. Ditën e mërkurë, policia ka zbarkuar në plazhet kryesore në Durrës, Zvërnec dhe Velipojë për të verifikuar dokumentacionin e personave që shfrytëzojnë plazhet. Aksioni do te vijoje pergjate gjithe vijes bregdetare te vendit. Dokumentacioni po verifikohet një më një dhe për personat që operojnë pa leje do të ketë sanksione dhe bllokim të shezlongëve.









