• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga Vlora në Shkodër e Gjirokastër, “çuditë” e Superiores

02/11/2017
Nga Vlora në Shkodër e Gjirokastër, “çuditë” e Superiores

Superiorja luan këtë fundjavë javën e nëntë që përmbyll fazën e parë, ndërkohë që ajo që është vënë re në fazën e parë ka të bëjë me fitoret jashtë fushave të shumë skuadrave.

Të fitosh në shtëpi është bërë e vështirë dhe shifrat e tregojnë diçka të tillë, pasi janë shtatë skuadra – 10 garojnë në Superiore – që kanë grumbulluar më shumë pikë në transferta.

“Kampionia” është Flamurtari me tetë pikë të marra. Fitore me Teutën, Partizanin dhe dy barazime të marra me Vllazninë dhe Laçin (me kurbinasit u luajt në fushën asnjanëse të Kastriotit). Në shtëpi skuadra e Shpëtim Duros ka mundur vetëm Kamzën dhe ka barazuar me Luftëtarin. Fitore brenda është edhe ajo me Lushnjen, por e arritur në Ballsh.

Pas vlonjatëve vjen Kamza, që me pikë të plota është larguar nga Gjirokastra dhe Laçi, ndërkohë që ka marrë një pikë në Fier me Lushnjen.

Bardhezinjtë e Mezanit dhe Partizani kanë marrë nga gjashtë pikë jashtë. Kurbinasit pas fitoreve me të kuqtë dhe Lushnjes, ndërsa “demat” pas triumfit me Teutën dhe Vllazninë.

Vllaznia në shtëpi njeh veç një barazim, ndërkohë që ka marrë pesë pikë jashtë. Shkodranët kanë mundur verdhejeshilët në startin e kampionatit në Fier, ndërkohë që kanë barazuar në transferta me Luftëtarin dhe Kukësin.

Teuta i është gëzuar tre pikëve në Shkodër dhe barazimi në Kamzë, ndërsa bluzinjtë e drejtuar tashmë nga Hasan Lika jashtë fushë kanë fituar në Laç si dhe kanë barazuar në Vlorë.


Pikët e marra në ndeshjet jashtë

Flamurtari 8 pikë (15 pikë)
Kamza – 7 pikë (12 pikë)
Laçi – 6 pikë (10 pikë)
Partizani – 6 pikë (11 pikë)
Vllaznia – 5 pikë (6 pikë)
Teuta – 4 pikë (7 pikë)
Luftëtari 4 pikë (5 pikë)
*Në kllapa pikët e plota

Related Posts

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, feston Atletico në pjesën e parë, PSG në avantazh ndaj Liverpool
Sport

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, feston Atletico në pjesën e parë, PSG në avantazh ndaj Liverpool

08/04/2026
“Ja situata e lojtarëve para ndeshjes”, trajneri i Dinamos: Kemi mundësi të mirë në Europë, le ta shfrytëzojmë
Sport

Barazimi në Kupë ndaj Vllaznisë, Ilir Daja: Bëjmë gjithçka për kualifikimin

08/04/2026
“E dinim se do ishte ndeshje e vështirë ndaj Partizanit”, tekniku i Elbasanit: Kam skuadër me mentalitet fituesi, jam i bindur
Sport

Elbasani, Gvozdenovic: I kënaqur me paraqitjen, por jo me golin e pësuar

08/04/2026
VIDEO/ Dramë në Kupë, Dinamo barazon në fund Vllazninë, paqe edhe tek Egnatia-Elbasani
Sport

VIDEO/ Dramë në Kupë, Dinamo barazon në fund Vllazninë, paqe edhe tek Egnatia-Elbasani

08/04/2026
“Ja situata e lojtarëve para ndeshjes”, trajneri i Dinamos: Kemi mundësi të mirë në Europë, le ta shfrytëzojmë
Sport

Barazimi në Kupë ndaj Vllaznisë, Ilir Daja: Bëjmë gjithçka për kualifikimin

08/04/2026
Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vijon stërvitjet në “Shtëpinë e Futbollit”
Sport

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vijon stërvitjet në “Shtëpinë e Futbollit”

08/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vite burg për vdekjen e Matthew Perry

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vite burg për vdekjen e Matthew Perry

08/04/2026
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, feston Atletico në pjesën e parë, PSG në avantazh ndaj Liverpool

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, feston Atletico në pjesën e parë, PSG në avantazh ndaj Liverpool

08/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al