• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngacmoi një avokate greke, dënohet mësuesi shqiptar

02/08/2020
Greqia bllokon udhëtarët britanikë, amerikanë dhe italianë të vizitojnë vendin në qershor

Gjykata në Selanik ka dënuar me kusht, me tre muaj heqje lirie, një burrë shqiptar i cili u akuzua se kishte ngacmuar seksualisht një grua në moshë të re.

Ngjarja supozohet të ketë ndodhur më 23 korrik, kurse dje u dha dënimi për të pandehurin, i cili nuk e pranoi akuzën. Sipas padisë penale, 30 vjeçarja greke me profesion avokate gjendej në autobusin e linjës 19 të Selanikut ndërsa kryhej itinerari nga stacioni i ri i trenit në Kordelio. I ulur pranë saj ndodhej 67 vjeçari shqiptar, me profesion mësues.

“Qëndronte pranë meje dhe kishte një çantë mbi këmbët e tij. Ngadalë nisi të lëvizë dorën afër meje. Fillimisht po e shihja dhe me vete po thoja se nuk mund të ndodhë kjo.

Dy a tri herë e shtyva me bërryl. Herën e katërt, vuri dorën mbi kofshën time të djathtë. Nisa të bërtas dhe i thashë shoferit të bllokojë dyert e autobusit”, përshkroi 30 vjeçarja, versionin e saj të ngjarjes.

Burri 67 vjeçar nga Shqipëria e mohoi akuzën. Ai tha se ditët e fundit kishte kryer një ndërhyrje në kataraktin e syrit dhe po dërgonte dokumentet shëndetësore në fabrikën ku punonte.

“Po përpiqesha të merrja ilaçin për ta hedhur në sy. Mundet që gabimisht të kem vënë dorën në këmbën e saj. Është vajzë e re dhe është turp për mua të ndodhë një gjë e tillë. Jam burrë i martuar, nuk bëj gjëra të tilla. Ndjesë”, u shpreh ai në sallën e gjyqit. Në përfundim, gjykata vendosi ta konsiderojë fajtor 67 vjeçarin duke e dënuar me tre muaj heqje lirie me kusht që gjatë tri viteve të ardhshme të mos konsumojë asnjë vepër penale.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al