• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngjarja që tronditi Memaliajn, rrëfehet burri: Gruan e vrara se s’më dëgjonte…

02/05/2019
Zbardhet ngjarja në Memaliaj, burri vrau gruan me levë në kokë, arrestohet nga policia

Ngjarja e rëndë që tronditi banorët e fshatit të thellë malor ndodhi orët e para të mëngjesit të së martës së 30 prillit. I moshuari fillimisht u përpoq ta fshihte të vërtetën, pasi u përpoq që të dukej si një tentativë për grabitje dhe ku autorët i kishin vrarë gruan, por alibia e tij nuk zgjati shumë pasi hetuesit e patën të lehtë të zbulonin të vërtetën.

Çifti i bashkëshortëve Skënder dhe Antoneta Hoxha, edhe pse të afërmit deklarojnë se nuk kishin probleme, nën zë banorë të fshatit e mohojnë një gjë të tillë. Sipas tyre, 63-vjeçari ishte person i dhunshëm. Madje, pak kohë më parë ata kanë pasur një tjetër konflikt serioz mes tyre. Kjo situatë është rikthyer sërish ditët e fundit, që çoi deri në masakrimin e nënës së katër fëmijëve.

DËSHMIA

“Nuk më dëgjonte dhe u nxeha”. Kështu mësohet të ketë deklaruar në Polici 63- vjeçari Skënder Hoxha nga fshati Vagalat, autori i vrasjes së bashkëshortes së vetë, Antonetës. Fillimisht, 63- vjeçari e ka mohuar autorësinë. Ka qenë ai vetë që ka lajmëruar fqinjët për vdekjen e së shoqes. Disa orë pas marrjes në pyetje nga Policia, që e cilësoi si të dyshuarin kryesor, ai pranoi se e vrau të shoqen. Burime nga Policia deklarojnë se vrasja është cilësuar “Për motive të dobëta”.

Ditën e ngjarjes, banorët janë treguar të rezervuar në prani të medias për të shprehur qëndrimet e tyre dhe për të treguar detaje nga marrëdhënia mes çiftit. Por para uniformave blu ata kanë deklaruar se çifti ka pasur konflikte të herëpashershme dhe Skënder Hoxha ka qenë i dhunshëm.

Disa vite më parë, çifti i bashkëshortëve ka pasur një tjetër konflikt serioz. 63-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Ngjarja është bërë publike në fshatin me pak banorë, por duket se askush nuk deshi të japë publikisht fakte të tilla rënduese dhe sqaruese për ngjarjen e rëndë, shkruan gazeta Panorama.

REFUZIMI

53-vjeçarja Antoneta Hoxha u varros dje në vendlindjen e saj, në fshatin Veliqot të Tepelenës. Të afërmit e viktimës nuk kanë pranuar në varrim familjarët e bashkëshortit vrasës, të cilët mbërritën në Memaliaj mëngjesin e sotëm, ndërsa ishin lajmëruar se nuk do të pranoheshin në ceremoninë mortore. Çifti i bashkëshortëve janë prindër të katër fëmijëve të martuar, tri vajza dhe një djalë.

Tre prej tyre jetojnë në Greqi, ndërsa një prej vajzave jeton në Tiranë. Skënder Hoxha, 63 vjeçari nga fshati Vagalat, qëlloi me sende të forta bashkëshorten që u gjet në shtratin bashkëshortor e shpërfytyruar, me goditje në kokë dhe trup dhe murin e mbuluar nga gjaku. Më pas, me gjakftohtësi ai lajmëroi për vdekjen e saj, duke thënë thjesht “Netën e kanë vrarë”. Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë të banesës. Çifti jetonte në kushte të mira financiare dhe përjashtohet fakti se konflikti mund të ketë ardhur për shkak të varfërisë.

Krimi në familje, 10 të vrarë në 4 muaj

Gjatë katër muajve të parë të këtij viti, nga krimi brenda familjes janë regjistruar 10 persona të vrarë. Krimi dhe dhuna brenda në familje mbetet një prej plagëve më të rënda të shoqërisë shqiptare, ku pavarësisht ndryshimit të Kodit Penal për forcimin e dënimit në të tilla raste, ky fenomen nuk është frenuar.

Gjatë vitit 2018 janë raportuar në Polici mbi 4,400 raste dhune në familje. Nga këto, 19 përfunduan me vdekje. Ky numër ishte shumë më i lartë në 2013, kur u shënuan 28 viktima, shumica gra. Vitin e kaluar, për dhunë në familje janë marrë në hetim më shumë se 4,500 persona dhe janë kërkuar nga gjykatat mbi 3 mijë urdhra mbrojtjeje, mësohet nga të dhënat zyrtare që jep Drejtoria e Policisë së Shtetit.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pasuri me 10 shifra! Beyoncé është zyrtarisht miliardere

Pasuri me 10 shifra! Beyoncé është zyrtarisht miliardere

29/12/2025
“Kush je ti që do të…”/ Gazetari Tozaj rrëfen dhunën barbare: Më thirrën për sqarim dhe më lanë për të vdekur

“Kush je ti që do të…”/ Gazetari Tozaj rrëfen dhunën barbare: Më thirrën për sqarim dhe më lanë për të vdekur

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al