• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngjarja që shokoi Greqinë, bashkëshorti rrëfen natën e tmerrit: 3 burra hynë në dhomë, njërin e identifikova

09/06/2021
Ngjarja që shokoi Greqinë, bashkëshorti rrëfen natën e tmerrit: 3 burra hynë në dhomë, njërin e identifikova

Vrasja e 20-vjeçares britanike në Greqi nga 3 grabitës më 11 Maj ka bërë bujë dhe ka tronditur opinionin publik. 20-vjeçarja Karolina u mbyt për vdekje nga grabitësit pranë foshnjes së saj 11-muajshe, ndërsa bashkëshorti i saj ishte lidhur. Ky i fundit, një pilot 32-vjeçar, ka treguar të gjithë dinamikën e krimit. Mediat greke kanë zbardhur deklaratën e tij:

“Duhet të kemi fjetur rreth orës 01:15-01:30. U zgjova kur dëgjova kërcitjen e dorezës së derës. Nuk e kuptova sa ishte ora. Kur hapa sytë pashë 3 burra që hynë në dhomë. Njëri m’u afrua me pistoletë dhe para se të më thoshte diçka, i thashë që në dhomën e ndenjies ka 10 mijë Euro cash. Ju lutem mos na shqetësoni”.

Më pas, ai tregon se grabitësi tundi Karolinën që të zgjohej. Kjo e fundit filloi të bërtiste. Autori i dytë i drejtoi armën 20-vjeçares:

“Një burrë i shkurtër shkoi te gruaja ime, e ktheu me fytyrë poshtë nga jastëku. Sapo tentova të reagoja, ai më vendosi pistoletën nga ana e djathtë e qafës, pastaj më hodhi në dysheme”.

32-vjeçari tregon se e pa njërin prej autorëve të krimit. Ai kujton se grabitësit flisnin greqisht shumë mirë, por në një moment dëgjoi që flisnin gjuhë tjetër, që ngjasonte me gjuhën bullgare apo shqipen:

“Njëri kishte buzë të trasha, hundë të mprejtë, fytyrë të rrumbullakët dhe me mjekër, sy të shndritshëm. Kuptova që ishte mbi 35 vjeç, rreth 1.70 metra i gjatë”.

32-vjeçari kujton edhe momentin kur kuptoi që bashkëshortja e tij Karolina kishte vdekur:

“Për shkak se më lidhën sytë e humba vetëdijen për një moment. Kur u zgjova nuk dëgjova asgjë. Nuk e dija sa kohë kishte kaluar. Kur u zgjova pashë gruan time në shtrat pa lëvizur.

Duart i kishte të lidhura pas shpinës me disa rroba, ndërsa vajza jonë qëndronte zgjuar pranë saj, por nuk po qante. Përqafova gruan dhe vajzën duke qarë.

Pastaj një polic më tha se ajo është larguar, përpiqu të qetësohesh. Do të thotë që kishte vdekur. U shokova, përqafova vajzën dhe zbrita poshtë”. Policia greke ka krijuar tashmë një identikit të personit që ka përshkruar 32-vjeçari. Hetuesit besojnë se është një shqiptar që drejton këtë bandë grabitësish të rrezikshëm.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)

29/12/2025
Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al