Oficeri grek, Christos Vardikos kanë rrëfyer momentin dramatik që përjetuan kur hynë në dhomën ku kishte ndodhur krimi i tmerrshëm, ku humbi jetën 20-vjeçarja Caroline.
“Kur pashë fëmijën, u rrëzova emocionalisht,” kështu u shpreh Christos Vardikos, oficeri i cili hyri i pari në papafingon ku 20-vjeçarja u gjet e pajetë më 11 maj.
“Pa marrë parasysh sa kohë kalon një pjesë e zemrës time ka mbetur në këtë dhomë,” tha ai.
Polici ka rrëfyer momentin kur hynë në shtëpi dhe panë qenin e vrarë deri te gjetja e trupit të pajetë të Carolinës, ku krahë saj gjendej foshnja 11-muajshe duke qarë.










