• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngjarja që shokoi Italinë, zbulohet e kaluara tronditëse e Elona Kaleshës

26/12/2020
Ngjarja që shokoi Italinë, zbulohet e kaluara tronditëse e Elona Kaleshës

Gjykata ka vendosur që të lerë në burg 36-vjeçaren Elona Kalesha pasi dyshohet se është autorja e vrasjes së ish-vjehrrit e vjehrrës së saj. Sipas vendimit të gjykatës e reja është person me rrezikshmëri të lartë dhe po të lirohet nga burgu mund të kryejë sërish krim.

Mediat italiane shkruajnë se ndaj të resë ka të paktën 7 dënime të mëparshme që lidhen me mashtrim, rezistencë ndaj punonjësit publik, plagosje e lehtë dhe vrasje.

Dyshohet se reja ka futur në kurth Shpëtim e Teuta Pashon dhe më pas i ka vrarë. Siç shkruajnë mediat ajo ka pritur që çiftin Pasho ta zerë gjumi dhe më pas i ka sulmuar. Të parin ka vrarë Shpëtimin me një thikë 8 cm dhe më pas ka rrahur e ka mbytur Teuta Pashon. Hetuesit nuk kanë mundur të zbulojnë se çfarë motivi fshihet pas kësaj ngjarje makabër. Ata nuk përjashtojnë as mundësinë që e reja të jetë ndihmuar nga të paktën 2 persona të tjerë për të copëtuar trupat e pajetë të Shpëtim e Teuta Pashos.

Për më tepër, pas krimit, Elona thuhet se nxiti vajzën e çiftit, Vitore Pashon që të gënjente për apartamentin, duke deklaruar se herën e fundit ata kishin qëndruar në shtëpinë e saj.

Më herët ka pasur raportime se Elona e mbante Vitoren nën presion, pasi e dinte se ajo kishte një aferë me një burrë të martuar.

Kufomat e çiftit shqiptar që rezultonin të humbur prej 2015-ës u gjetën të futura në disa valixhe në një fushë të braktisur. Elona Kalesha, ishte e fejuar me djalin e tyre, Taulantin, dhe u arrestua më 22 dhjetor dhe deri më tani nuk ka folur para autoriteteve.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)

29/12/2025
Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al